Pas veprimit të Thaçit për qeveri të re, Kurti paralajmëron konferencë në orën 20:30

  • 22 April 2020 - 20:19
 Pas veprimit të Thaçit për qeveri të re, Kurti paralajmëron konferencë në orën 20:30

Pas zhvillimeve të fundit ku presidenti Hashim Thaçi thirri partitë politike për konsultime dhe u arrit marrëveshje për krijimin e qeverisë së re pa zgjedhje, kryeminsitri në detyrë Albin Kuri ka paralajmëruar një konferencë për medie.

Këtë e ka bërë të ditur zyra e kryeminsitrit në një komunikatë për medie.

Kjo është komunikata e plotë:

Ju njoftojmë me agjendën e Kryeministrit në detyrë të Republikës së Kosovës për datën 22.04.2020

Kryeministri në detyrë Albin Kurti, do të mbajë konferencë për medie.

VENDI: Oborri i Qeverisë

KOHA: 20:30

(Kosova Sot Online)