Vetëvendosje në kohë pandemie bënë thirrje qytetarëve të dalin në shesh për ‘manifestim për zgjedhje’

  • 23 April 2020 - 07:19
Vetëvendosje në kohë pandemie bënë thirrje qytetarëve të dalin në shesh për ‘manifestim për zgjedhje’

Lëvizja Vetëvendosje ka filluar të bëjë thirrje për të mbajtur një manifestim për zgjedhje në sheshin Skënderbe në Prishtinë, pas masave kufizuese më 4 maj.

Simpatizant të Vetëvendosjes këtë thirrje janë duke e bërë përmes rrjetit social Facebook, ku këtë ngjarje e kanë parashikur ta mbajnë në ora 14:00

“Pas përfundimit të ligjir për kufizimin e lëvizjes (për parandalimin e COVID-19) të hënën 4 maj 2020, të dalim të gjjothë në manifestim për mbrojtjen e Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftimin e tyre.

Ndër tjera në njoftimin e tyre thuhet se këtë simpatizant duan zgjedhje të reja dhe qeveri legjitime.

“Duam zgjedhje dhe nuk lejojmë vjedhjen e pushtetit. Duam një qeveri legjitime dhe të zgjedhur nga votat e popullit të Kosovës. Mos shpërfillni vullnetin e popullit. U bo boll! Jemi lodhë!”, thuhet ndër tjera në këtë njoftim.

Mirëpo ndërkohë kujtojmë se e gjithë bota është në izolim për shkak të parandalimit të koronavirusit.

Organizata Kombëtare e Shëndetit vazhdimisht është duke bërë thirrje që mos të dilet jashtë shtëpive dhe të mbahet distancë sociale për shkak të mos përhapjes së pandemisë.

(Kosova Sot Online)