“Iu dukën si 300 vite”- Nuk përballoi dot izolimin, adoleshentja vret veten në shtëpi: Iu kthye në fiksim, mendonte që s’do mbaronte kurrë

  • 23 April 2020 - 15:26
“Iu dukën si 300 vite”- Nuk përballoi dot izolimin, adoleshentja vret veten në shtëpi: Iu kthye në fiksim, mendonte që s’do mbaronte kurrë

Një adoleshente i ka dhënë fund jetës pasi nuk përballoi dot izolimi për shkak të pandemisë.

Sipas prindërve të saj, 17 vjeçares iu ishte dukur sikur kishte 300 vite e mbyllur brenda.

Beth Palmer nga Sale, Greater Manchester studionte muzikë dhe ishte potencial si këngëtare.

Por familja e saj u shpreh se Beth iu fiksua se “ngërçi” aktual i jetës së përditshme nuk do të mbaronte kurrë.

Ajo u gjet e vdekur në shtëpinë e saj. Por nuk kishte indikacione se kishte probleme të shëndetit mendor përveçse shprehte trishtim që nuk takonte dot miqtë e saj dhe nuk shkonte dot në shkoll.

Ata folën për tragjedinë për të paralajmëruar prindërit e tjerë se fëmijët e tyre do përballen me ditë të errta gjatë kësaj periudhe të vështirë.

“Nuk kam dyshim qe izolimi ka luajtur një rol të madh në vdekjen e Beth. Ajo nuk mund të shkonte në kolegj, nuk mund të dilte dhe takonte miqtë e saj. Ndjeu sikur ky izolim do zgjaste 300 vite. Ky bllokim tre-mujor mendoj se iu bë një obsesion ekstrem, pothuajse obsesiv, se kurrë nuk do të merrte fund,”- tha babai i saj Mike Palmer.

(Kosova Sot Online)