Lajmi i fundit: Presidenti Thaçi operohet në QKUK

  • 23 April 2020 - 17:48
 Lajmi i fundit: Presidenti Thaçi operohet në QKUK

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaci iu është nënshtruar një intervenimi kirurgjik, ka bërë të ditur presidenca. Sipas këtij njoftimi, operacioni i presidentit ka kaluar me sukses.

Presidenca ka bërë të ditur se Thaci iu është nënshtruar operacionit sot pasdite e se momentalisht është nën kujdes të personelit mjekësor.

“Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, sot pasdite i është nënshtruar një intervenimi kirurgjik endourologjik në Klinikën e Urologjisë në Shërbimin Spitalor Kliniko-Universitar të Kosovës.

Sipas personelit mjekësor, operacioni ka qenë i suksesshëm dhe presidenti është nën kujdesin e vazhdueshëm të personelit mjekësor profesional”, shkruhet në njoftim.

“Pas përfundimit të këtij intervenimi, presidenti Thaçi është shprehur mirënjohës për profesionalizmin dhe kujdesin e stafit profesional në Klinikën e Urologjisë dhe në tërë SHSKUK-në”, shkruhet në komunikatë.

(Kosova Sot Online)