Këta janë emrat që Kurti i çoi në Bordin e “Ibër Lepencit”

  • 23 April 2020 - 18:22
 Këta janë emrat që Kurti i çoi në Bordin e “Ibër Lepencit”

Qeveria në detyrë ka njoftuar se në mbledhjen e 26’të ka marrë vendim për shkarkimin e Bordit të Ndërmarrjes Hidroekonomike “Ibër Lepenc” Sh. A.

Përmes një komunikate drejtuar mediave, Zyra e Kryeministrit ka bërë me dije se shkarkimi i tyre është lidhur me keqmenaxhimin dhe shkeljet të evidentuara edhe nga raportet e auditimit.

Në këtë mbledhje është vendosur edhe për anëtarët e rinj të këtij bordi.

Kryesuese e këtij bordi do të jetë Ajshe Zeneli-Bytyqi.

“Në ndërmarrjen publike qendrore Ndërmarrja Hidroekonomike “Ibër Lepenc” Sh. A.: Ajshe Zeneli-Bytyqi, kryesuese dhe drejtore;  Alban Fetahu, drejtor; Bekim Selimi, drejtor; dhe Nazmi Pllana, drejtor”, thuhet në komunikatë.

(Kosova Sot Online)