Britanikët injorojnë rregullat e bllokimit/ Mijëra qytetarë mblidhen në parqe dhe në plazhe

  • 23 April 2020 - 19:30
Britanikët injorojnë rregullat e bllokimit/ Mijëra qytetarë mblidhen në parqe dhe në plazhe

Gjatë ditës së sotme, britanikët në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar kanë injoruar rregullat e bllokimit duke u mbledhur në parqe, plazhe dhe shëtitjet ndërsa temperaturat goditën 75F (23C) në një nga ditët më të nxehta të vitit.

Megjithë kërkesat e qeverisë dhe paralajmërimet e gjobave të forta nga policia për shkeljen e rregullave të bllokimit, plazhet ishin mbushur plotë duke shijuar temperaturat e larta, raporton Dailymail.

Skenat e tilla vijnë pavarësisht rritjes së numrit të vdekjeve nga pandemia, me 616 viktima të tjera të njoftuara sot në Mbretërinë e Bashkuar, duke arritur numrin e përgjithshëm të viktimave në 18.783.

Duke folur në konferencën e përditshme të Downing Street, Ministri i Shëndetësisë Matt Hancock tha: 'Ne duhet të ruajmë vendosmërinë dhe të ndjekim rregullat e distancës sociale. Ata janë duke punuar, duke mbrojtur shëndetësinë dhe duke shpëtuar jetë.

"Të heqësh masat shumë shpejt dhe të rrezikosh një kulm të dytë do të ishte një gabim dhe të hedhësh poshtë gjithë punën e vështirë që është bërë."

(Kosova Sot Online)