I infektuari me koronavirus në Istog është një fëmijë 2-vjeçar

  • 23 April 2020 - 23:00
 I infektuari me koronavirus në Istog është një fëmijë 2-vjeçar

Sot janë konfirmuar edhe 39 raste të reja me Covid-19, dhe 21 të shëruar.

Rastet pozitive janë raste kontakti, njëzet e gjashtë (26) raste nga komuna e Pejës (sipas vendbanimit: pesëmbëdhjetë (15) raste Katund i ri dhe njëmbëdhjetë (11) raste Pejë), nëntë (9) raste me vendbanim në Prizren, dy (2) raste me vendbanim në Mitrovicën e Veriut dhe me nga një (1) rast vendbanimet: Kërninë-Istog dhe Zveçan.

Drejtori i Shëndetësisë në Istog, Mujë Osmanaj bëri të ditur se rasti pozitiv në Istog është një fëmijë 2 vjeçar.

Njoftimi i plotë:

Nga 20 të testuar sot në Istog një pozitiv në covid-19(fëmi 2 vjeç) që lutemi ta kalojë me sukses! Vazhdoni me qëndrim në shtëpi dhe respektim të masave tjera! Bashkiadalim#

(Kosova Sot Online)