Gjakovë: 28 persona dalin negativë për Covid-19, 13 prej tyre ishin personel shëndetësor

  • 23 April 2020 - 23:22
 Gjakovë: 28 persona dalin negativë për Covid-19, 13 prej tyre ishin personel shëndetësor

Spitali i Përgjithshëm i Gjakovës bën të ditur se sot atje janë testuar 28 persona për Covid-19, ku të gjitha rezultuan negativ.

Sipas njoftimit në Facebook thuhet se 13 persona kanë qenë personel shëndetësor.

“Duke ditur që personeli shëndetësorë janë direkt të ekspozuara, kemi filluar të testojmë personelin fillimisht ata që janë në pikat hyrëse të pacientëve”, thuhet në njoftim.

(Kosova Sot Online)