Shpërthen ish kreu i anti-korrupsionit: Ku është Rinia, zgjohu rini, luftoni strukturat kriminale!

  • 24 April 2020 - 06:53
Shpërthen ish kreu i anti-korrupsionit: Ku është Rinia, zgjohu rini, luftoni strukturat kriminale!

“Kosova është në një kthesë historike. Nuk e mësuam historinë dhe tani jemi të detyruar ta përsërisim. Isha i bindur se koha kur politika dhe qytetarët nuk do të jenë në valët e njëjta, është e kaluar dhe kurrë e përsëritshme. Fatkeqësisht kjo po përsëritet. Është koha e pasluftës kur për herë të parë Kosova e pati një qeverisja të pa shantazhuar. Dominoj injoranca dhe shantazhi, i larguan. Po përsëritet historia e viteve të nëntëdhjeta kur politika dhe populli nuk flasin me një gjuhe. Isa Mustafa dhe disa lakej afër tij do të kenë përgjegjësin historike se çka i bënë vendit. Të shantazhuar, të pasuruar gjatë natës, keqpërdorues të detyrës zyrtare dhe kriminel tjerë u ribashkuan”, thotë Preteni për “Kosova Sot Online”

Image
Hasan Preteni

Ish kreu i Agjencionit Kundër Korrupsion të Kosovës, njohës i mirëfilltë i fushës së sundimit të ligjit, po i vlerëson tepër negative zhvillimet e fundit në politikën kosovare, pas mocionit kundër Qeverisë Kurti dhe mobilizimin e ish partive të PAN-it me në krye LDK-në për ta marr mandatin qeverisës, pa e testuar besimin qytetar në zgjedhje të reja, sikur që e përcakton akti më i lartë juridik i shtetit të Kosovës, Kushtetuta. Preteni shprehë drojën e tij se koalicioni eventual LDK-AAK-NISMA-AKR dhe minoritetet do të jetë edhe një stimulim i ri i evoluimit të krimit dhe korrupsionit në Kosovë, sepse nuk do të kemi alternativë për ndryshime por rikthimi në qeverisje i ish partnerëve të PAN-it në ombrellën formale të LDK-së, e cila gjatë fushatës zgjedhore i mashtroi qytetarët për një betejë dhe për një program në emër të sundimit të ligjit dhe luftës kundër Korrupsionit. Sipas Pretenit, del se nuk mundë të pritet instalimi i shtetit të së drejtës, kur pjesë e këtij koalicioni me LDK-në, me numrin më të madh të përgjegjësive në qeverisje, pritet të jenë AAK dhe NISMA, dy parti politike model për zhvatjen gjatë mandatit të kaluar që sterrën edhe rezervat e buxhetit të shtetit, prandaj është shumë e pritshme që edhe në raportet e reja të vlerësimit ndërkombëtar, për sundimin e ligjit, shteti i Kosovës të merr dhe një vlerësim tjetër të skajshëm negativ, dhe atë nga bashkimi Evropian, në procesin e integrimeve pikërisht për shkak të rikthimit në pushtet të atyre që janë të etiketuar edhe nga faktori ndërkombëtar për zhvatje dhe për korrupsion, për ndikim në sistemin e drejtësisë dhe sjellje mbi ligjin e kushtetutën.

Preteni thotë se Qeveria LVV-LDK ishte ndër të parat të pas luftës të cilën qytetarët e kanë vlerësuar të denjë dhe me shpresë për instalimin e shtetit të së drejtës, por lidhja e korrupsionit nuk e la të mbijeton atë.

“Kosova është në një kthesë historike. Nuk e mësuam historinë dhe tani jemi të detyruar ta përsërisim. Isha i bindur se koha kur politika dhe qytetarët nuk do të jenë në valët e njëjta, është e kaluar dhe kurrë e përsëritshme. Fatkeqësisht kjo po përsëritet. Është koha e pasluftës kur për herë të parë Kosova e pati një qeverisja të pa shantazhuar. Dominoj injoranca dhe shantazhi, i larguan. Po përsëritet historia e viteve të nëntëdhjeta kur politika dhe populli nuk flasin me një gjuhe. Isa Mustafa dhe disa lakej afër tij do të kenë përgjegjësin historike se çka i bënë vendit. Të shantazhuar, të pasuruar gjatë natës, keqpërdorues të detyrës zyrtare dhe kriminel tjerë u ribashkuan”, thotë Preteni për “Kosova Sot Online” . Prandaj sipas tij, Kosova gjendet në mes të rrugës me dy drejtime, asaj që qon në progres dhe zhvillim, dhe asaj që qon në regres, kthim mbrapa dhe zhbërje të shtetit të së drejtës, çfarë e duan strukturat e inkriminuara politike të figura me krimin e organizuar, të cilat duhet të nxirren jashtë loje sepse janë të shantazhuara edhe nga drejtësia ndërkombëtare dhe provojnë të gjejnë strehë duke vazhduar të mbajnë pozita në jetën politike e institucionale. “Kosova është në udhëkryq, të respektohet kushtetuta dhe ligjshmëria apo të respektohen apetitet e të shantazhuarëve dhe frikacakëve nga drejtësia ndërkombëtare. Se janë keqpërdorues të detyrës zyrtare po dëshmohet edhe tani sepse janë duke e keqpërdorur situatën e rënduar shëndetësore. Kosova do të flas dhe nuk do të dorëzohet, është momenti historike i shtet bërjes. Kthim prapa nuk ka, përgjegjësit e këtij grushtet do të përgjigjen fuqishëm“,thotë Preteni për “Kosova Sot Online”.

Kjo strukturë kriminale, sipas Pretenit duhet dhe do të vjen dita të rrëzohet vetëm nga mobilizimi i brezit të ri në politikë, në mënyrë sa më masive. “Ku është rinia? Partitë politike, profiteve dhe keqpërdoruese po udhëhiqen nga krimi dhe nga shantazhi. Zgjohu rini! Rinia duhet të zgjohet për të bërë ndryshime”, thotë Preteni për “Kosova Sot Online.

(Kosova Sot Online)