Apostolova:Të gjitha veprimet politike duhet të jenë në përputhje me Kushtetutën e Kosovës

  • 24 April 2020 - 10:04
Apostolova:Të gjitha veprimet politike duhet të jenë në përputhje me Kushtetutën e Kosovës

Shefja e zyrës së BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova ka thënë se takimi i saj me liderët e partive politike në Kosovës nuk do të thotë se pajtohet me pozicionet e tyre.

Apostolova në Tëitter ka thënë se pozicioni i BE-së është se të gjitha veprimet politike duhet të jenë në përputhje me Kushtetutën e Kosovës.

“Në lidhje me takimet e mia me udhëheqësit e Kosovës, unë theksoj se takoj të gjitha partitë politike dhe liderët si pjesë e mandatit tim diplomatik. Takimi i tyre nuk do të thotë domosdoshmërisht të nënshkruaj pozicionin e tyre. Pozicioni i BE-së është se të gjitha veprimet politike duhet të jenë në përputhje me Kushtetutën e Kosovës”, ka thënë ajo.


(Kosova Sot Online)