OBSH publikon aksidentalisht një dokument për ilaçin kundër koronavirusit

  • 24 April 2020 - 12:50
OBSH publikon aksidentalisht një dokument për ilaçin kundër koronavirusit

Një ilaç i mundshëm antiviral kundër koronavirusit raportohet se ka dështuar në provën e parë klinike.

Kishte shumë shpresa që Remdesivir mund të trajtonte pacientët me Covid-19, por një test në Kinë tregoi se ilaçi nuk kishte qenë i suksesshëm, sipas draft dokumentit të publikuar aksidentalisht nga Organizata Botërore e Shëndetësisë.

Medikamenti nuk e përmirësoi gjendjen e pacientëve apo zvogëloi praninë e patogjenit në rrjedhën e gjakut, thekson OBSH.

Megjithatë, firma amerikane që qëndron pas ilaçit. Gilead Sciences tha se dokumenti e kishte karakterizuar keq studimin.

OBSH ka fshirë studimin për Remdesivir, i cili u provua në mbi 200 të infektuar me koronavirus, prej të cilëve 14% humbën jetën.

Testet klinike u ndërprenë për shkak të efekteve anësore të ilaçit në fjalë. Por ditë më parë një spital në Çikago kuroi pacientë të shumtë me Remdesivir, gjendja e të cilëve përmirësohej brenda 14 ditëve. Kjo nxiti shpresa për një përdorim të gjerë, por që u shuan nga rekomandimi i Organizatës Botërore të Shëndetësisë.


(Kosova Sot Online)