IKSHPK pranon donacion një aparat për analiza të COVID-19 dhe sistemi robotik për përgatitjen e testimeve

  • 24 April 2020 - 17:06
IKSHPK pranon donacion një aparat për analiza të COVID-19 dhe sistemi robotik për përgatitjen e testimeve

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës  ka bërë të ditur se ka pranuar një donacion nga Fondi për Zhvillim Komunitar – CDF.

Nga IKSHPK’ja kanë bërë të ditur se në Departamentin e Mikrobiologjisë Molekulare në Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, sot CDF kanë dorëzuar, Aparaturën për testimin për COVID -19 të njohur si RT PCR, Sistemin robotik për përgatitjen e e testimeve me RT PCR dhe Material shpenzues për këto testime.

“Ky donacion, do të rrisë kapacitetin e Laboratorit molekular të IKSHPK-së, shtimin e numrit të testimeve dhe zbulimin e hershëm të sëmundjes si një nga shtyllat kryesore të luftimit të epidemisë me COVID 19.

Për më shumë aparatura e dhuruar do të shërbej edhe për testimin dhe zbulimin e hershëm edhe të sëmundjeve tjera ngjitëse.

Vazhdimi i mbështetjes së sistemit shëndetësor u bë përmes Programeve për HIV dhe Tuberkuloz të përkrahura nga Fondi Global dhe të zbatuara nga CDF në mbështetje të Ministrisë së Shëndetësisë”, shkruhet në njoftim.

(Kosova Sot Online)