Verë e nxehtë politike, ja ndryshimet e pa pritura që do të ndodhin

  • 24 April 2020 - 18:30
Verë e nxehtë politike, ja ndryshimet e pa pritura  që do të ndodhin

“Se a do të jetë kjo qeveri kundër kushtetuese, këtë do ta përcaktoj Gjykata Kushtetuese, dhe se faktori ndërkombëtar pret që një opinion i Gjykatës Kushtetuese të respektohet nga të gjitha partitë politike, kërkesë kjo që jo rrallë herë përsëritet edhe nga shtetet e BE-së që kanë bërë këto ditë në adresë të presidentit Thaçi por edhe të partive politike dhe qeverisë në detyrë, që të veprohet brenda Kushtetutës së vendit. Ndërsa sa i përket heqjes së taksës dhe të gjitha barrierat e vendosura ndaj shtetit të Serbisë, kjo është një kërkesë e vazhdueshme e Vashingtonit por edhe Bruskelit për t’i dhënë rast vazhdimit të dialogut me Serbinë, i cili mund të prodhoj një marrëveshje përfundimtare në mes dy vendeve në vjeshtën e vonë, por gjithsesi para muajit nëntor kur edhe mbahen zgjedhjet presidenciale në Amerikë, dhe për një rezultat të tillë është e interesuar sidomos administrate e presidentit Trumpë”, thotë Nexhat Haziri për “Kosova Sot Online”.

Kompletimi i ekipit ndërkombëtar për ndërmjetësim në dialogun me Serbinë, si nga ana e BE-së edhe nga SHBA-të si dhe qëndrimi i pa lëkundur i Presidentit të Kosovës Hashim Thaçi, për ta mandatar një subjekt të ri politik për formimin e Qeverisë së re të Kosovës, pas rrëzimit të Qeverisë Kurti, sipas analistit politik Nexhat Haziri janë sinjali që na paralajmërojnë se do ta kemi një vetë të ngarkuar diplomatike të fillimit të dialogut me Serbinë, me qëllim të arritjes së marrëveshjes finale gjatë mandati të presidentit aktual të SHBA-ve Donald Trump.

Sipas hairit fillimit të këtij procesi, sipas kërkesave të SHBA-ve dhe BE-së, përfaqësuesit amerikan Richard Grenell dhe atij evropian Miroslav Lajçak-ut, duhet ti paraprij heqja urgjente e reciprocitetit të vendosur së fundi ka Qeveria në detyrë e kryeministrit Albin Kurti, prandaj vetëm është çështje ditës se kur dhe si do të formohet Qeveria e re e kryesuar nga LDK më partnerët e PAN-it për ta zhbllokuar këtë proces dhe filluar agjendën e dialogut.

Sido qoftë përplasjet dhe paqartësitë rreth formimit të Qeverisë së re, në këtë gjendje të rënduar endemike nga koronavirusi, sipas Nexhat hairit, mundë të ndikojnë në zvarritjen për disa muaj të kësaj agjende.

Image
Nexhat Haziri

“Natyrisht se na pret një verë e nxehtë politike në Kosovë, sa iu përket proceseve politike nëpër të cilat pritet të kaloj vendi, me një situatë të rënduar edhe si pasojë e pandemisë së Coranvirusit, e fundi i së secilës edhe nuk po mund të parashikohet saktë dhe nga kjo do të varet shumë edhe vazhdimi I dialogut me Serbinë. Përtej kësaj paralajmërimet I formimit të qeverisë së re nga LDK-ja e cila do të provoj për të bërë një shumicë të re parlamentare pas mandatimit nga Presidenti Thaçi dhe në anën tjetër paralajmërimet nga LVV-ja se do të kundërshtoj formimin e qeverisë së re pa shkuar në zgjedhje, përbëjnë mjaftë të pa njohura të cilat edhe mund ta tensionojnë situatë politike në vend që në njëfarë mënyrë mund të ndikoj në shtyrjen e fillimit të vazhdimit të dialogut Kosovë-Serbi”, thotë Haziri për “Kosova Sot Online”.

Sipas hairit, sfida kryesore do të jetë interpretimi që gjykata kushtetuese do të bëjë të qenunit në harmoni apo në kundërshtim me kushtetutën formimi i Qeverisë së re, e cila qysh tani po kundërshtohet dhe kontestohet si e pa ligjshme nga ana e LVV-së.

“Se a do të jetë kjo qeveri kundër kushtetuese, këtë do ta përcaktoj Gjykata Kushtetuese, dhe se faktori ndërkombëtar pret që një opinion i Gjykatës Kushtetuese të respektohet nga të gjitha partitë politike, kërkesë kjo që jo rrallë herë përsëritet edhe nga shtetet e BE-së që kanë bërë këto ditë në adresë të presidentit Thaçi por edhe të partive politike dhe qeverisë në detyrë, që të veprohet brenda Kushtetutës së vendit. Ndërsa sa i përket heqjes së taksës dhe të gjitha barrierat e vendosura ndaj shtetit të Serbisë, kjo është një kërkesë e vazhdueshme e Washingtonit por edhe Brukselit për t’i dhënë rast vazhdimit të dialogut me Serbinë, i cili mund të prodhoj një marrëveshje përfundimtare në mes dy vendeve në vjeshtën e vonë, por gjithsesi para muajit nëntor kur edhe mbahen zgjedhjet presidenciale në Amerikë, dhe për një rezultat të tillë është e interesuar sidomos administrate e presidentit Trumpë”, thotë Nexhat Haziri për “Kosova Sot Online”.

(Kosova Sot Online)