Suedi, raportohet numri më i lartë i rasteve të infektimit me COVID-19

  • 24 April 2020 - 21:32
 Suedi, raportohet numri më i lartë i rasteve të infektimit me COVID-19

Suedia raportoi sot 812 raste të reja të konfirmuara me koronavirusi, numri më i madh i rasteve të reja të raportuara deri më tani, duke e çuar numrin e përgjithshëm të rasteve të infektimeve në vend në 17 567.

Sot, vendi raportoi gjithashtu  për 131 vdekje të reja nga COVID-19, duke e çuar numrin e përgjithshëm të vdekjeve në vend në 2 152, sipas të dhënave të publikuara nga Autoriteti suedez i Shëndetit Publik.

Deri më tani, 1 256 pacientë kanë patur raste mjaft serioze dhe po trajtohen në kujdesin intensiv.