E thotë politologu Haziri: Po instalohet koalicioni i së keqes, ja çfarë e pret Kosovën

  • 25 April 2020 - 08:46
E thotë politologu Haziri: Po instalohet koalicioni i së keqes, ja çfarë e pret Kosovën

“Koalicioni i pretenduar LDK-AAK-NISMA-AKR do të jetë kryekëput kundër reformimit institucional, kundër pritjeve qytetare për progresivitet, si dhe pro ndëshkimit masiv të demokracisë si dhe përfundimisht do të jetë më afër së atyre politikave të mbështesin Serbinë në proceset e saj evropiane. Kjo qeveri në aspektin material e kleptokratik natyrisht se përbën rëndësi për partitë destruktive, duke mos e përjashtuar edhe rëndësinë që do ta ketë PDK-ja, sidomos në mënyrën sesi ajo do shmanget për marrëveshjet e dëmshme që do të nënshkruhen”, thotë Haziri për “Kosova Sot Online”.

Zhvillimet e shpejta, dramatike që po ndodhin këtë javë në vendin tonë, një ftesë dërguar për konsulta nga Presidenti Thaçi partive politike për të formuar qeverinë e re, pastaj letra e dërguar LDK-së si parti e dytë e dalë nga zgjedhjet me shumicë relative votash, pas LVV-së, për ta dominuar kandidatin për kryeministër, dhe mbledhja urgjente e organeve drejtuese të LDK-së për të vendosur rreth kandidaturës për kryeministër dhe partnerët e ardhshëm qeverisë, nga analistët politik, janë vlerësuar si lëvizje e rrufeshme politike që atakon dhe shënon në mënyrë arbitrare demokracinë dhe Kushtetutshmërinë e shtetit të Kosovës, dhunë kjo e dizajnuar dhe e orkestruara drejtpërdrejtë nga ana e Presidentit Thaçi dhe partive politike të cilat ju përgjigjen ftesës së tij të dytë konsultative, për të gjetur formulën e re të formimit të Qeverisë, e duke kundërshtuar fuqishëm kërkesën e partisë fituese të zgjedhjeve të kaluara, për zgjedhje të reja të jashtëzakonshme. Lidhur me këto zhvillime, për “Kosova Sot Online” ka folur politologu Arsim Haziri, i cili vlerëson se krejt ky skenar është i përgatitur edhe i finalizuar në marrëveshje paraprake edhe me Gjykatën Kushtetuese, e cila do të detyrohet ta jep interpretimin e saj sipas urdhrit të pa shkruar por të komanduar nga zyra e presidentit edhe me rastin e kontestimit ta paralajmëruar kushtetuese të koalicionit të ri nga ana partisë së parë fituese të zgjedhje LVV.

ëSipas Hazirit, me këtë formë ataku mbi ligjshmërinë dhe vlerat demokratike, po instalohet kështu një precedan i rrezikshëm në shtetin e Kosovës sipas të cilit kushdo që i fiton zgjedhjet, rigrupimi i interesave të ndryshme politike pas formimit të qeverisë, mundë të ja grabis pushtetin kujtdo qoftë pa meritë dhe pa legjitimet qytetar, prandaj një formë e tillë e grusht shtetit të organizuar politik duhet parandaluar dhe nuk duhet lejuar që të jetësohet. Sipas tij qëllimi i këtij koalicioni do të jetë kryekëput arritja e marrëveshjes me Serbinë, që gjithsesi do të jetë në dëm të interesit vital të shtetit të Kosovës.

Image
Arsim Haziri

“Koalicioni i pretenduar LDK-AAK-NISMA-AKR do të jetë kryekëput kundër reformimit institucional, kundër pritjeve qytetare për progresivitet, si dhe pro ndëshkimit masiv të demokracisë si dhe përfundimisht do të jetë më afër së atyre politikave të mbështesin Serbinë në proceset e saj evropiane. Kjo qeveri në aspektin material e kleptokratik natyrisht se përbën rëndësi për partitë destruktive, duke mos e përjashtuar edhe rëndësinë që do ta ketë PDK-ja, sidomos në mënyrën sesi ajo do shmanget për marrëveshjet e dëmshme që do të nënshkruhen”, thotë Haziri për “Kosova Sot Online”.

Për më tepër, sipas Arsim Hazirit, këto parti politika, për aq sa do ta mbajnë pushtetin, do të vazhdojnë ti rrënojnë themelet e shtetit të Kosovës, duke e zhvatur e plaçkitur atë, sepse për veprime të tilla kanë traditë veprimi edhe në të kaluarën e afërt. “Dihet masivisht se partitë që e kanë zhvatur pasuritë publike dhe që kanë rrudhur mirëqenien sociale, duke krijuar gjitha kriteret për migrim masiv qytetarë, janë po ato që pothuaj ia arritën të ndalin reformimin institucional, që penguan ardhjen e një qeverisje më qytetare e publike”, thotë Arsim Haziri për “Kosova Sot Online”.

Sipas politologut hairi, në të kaluarën e këtyre partive, pretendente për koalicion Qeverisë të përbashkët, nuk mundë ta dallosh asnjërën për ta vlerësuar pozitivisht dhe shpresuar se do të angazhohet e do të imponon shtyrjen përpara të reformave për shtet të së drejtës, ngase e kalaruar e tyre është abuzuese dhe e dëshmuar për sjellje të kundërligjshme, mungesë vullneti për luftim të krimit e të korrupsionit.

“ LDK-AAK-NISMA dihet përgjithësisht se çfarë përfaqësojnë, këto për interesa material e financiare shkelin çdo gjë etike e demokratike, qeverisja e tyre edhe një periudhe njëvjeçare sa po mendohet se do zgjasë koalicioni i synuar, do të jetë i dëmshëm në aspektin socio-ekonomik. Thuhet që opinionet personale e publike marrin formë konkrete e pasqyruese vetëm kur ndeshën me rrethana praktike, e tillë është edhe gjendja e tashme, ku partitë pavarësisht rrethanave të rënda, e revoltës qytetare, nxitohen për të rrëzuar qeverinë nën arsyetimin e krijimit të një tjetre, ku do të ishte me përgjegjshme për detyrat. LDK-ja assesi s’mund të paraqitet kinse jo fajtore për gjendjen politike, ajo assesi s’mund të pretendojë se ka shkëputje me PDK-në, përkatësisht presidentin e vendit, ajo assesi s’mund të fshehë faktin e sëmurë për kontrabandim të pushtetit po ashtu edhe dëmtim të frymës reformatore brenda partisë së tij. Këto janë tashmë fakte material dhe bashkëngjitja me partitë minore si dhe duke u mbështetur nga presidenti i vendit është sinjal i qartë se kjo qeverisje gjithçka tjetër do të reflekton, jo edhe nevojën qytetare, jo edhe parimet e një shteti sovran e demokratik”, shprehet politologu Haziri për “Kosova Sot Online”. Madje, sipas tij, veprimet e tyre kundër demokracisë, etikës,vullnetit qytetare si dhe pro instalimit të një praktike e precedenti mjaft të rrezikshme humbin rëndësinë e garës partiake në zgjedhje, pra humb logjika e të dalurit i pari në zgjedhje, pasi formimin e qeverisë mund ta bëjnë edhe partitë pa vullnet të madh qytetarë.

(Kosova Sot Online)