Motivi i vrasjes në Gjakovë dyshohet të jetë një fjalosje e çastit, viktima dhe i dyshuari kanë lidhje familjare

  • 25 April 2020 - 10:05
Motivi i vrasjes në Gjakovë dyshohet të jetë një fjalosje e çastit, viktima dhe i dyshuari kanë lidhje familjare

Një 22-vjeçar është vrarë mbrëmë në fshatin Nec të Gjakovës. Për këtë rast policia ka arrestuar një person të dyshuar, derisa në vendngjarje ka sekuestruar katër armë. Motivi i vrasjes dyshohet të jetë një fjalosje e çastit në mes të viktimës dhe të dyshuarit.

Rastin për medien e ka konfirmuar Drejtori Rajonal në Policinë e Gjakovës, Lumni Graishta.

Graishta ka thënë se viktima dhe i dyshuari kanë lidhje familjare mes veti.

‘Po, janë në relacion familjar por nuk jam i sigurt nëse janë nip e daj apo kushëri (tezak)’, ka thënë Graishta.

Sipas tij, në vendit të ngjarjes dhe bastisjes së një lokacioni policia ka sekuestruar 4 armë dhe ka shoqëruar 2 përsona në cilësi të dëshmitarëve.

“Gjatë ekzaminimit të vendit të ngjarjes dhe bastisjes së një lokacioni policia ka sekuestruar 4 armë dhe ka shoqëruar 2 përsona në cilësi të dëshmitarëve ndërsa një person është arrestuar në cilësi të të dyshuarit. Trupi i pajetë i viktimës D.GJ 22 vjeçar me urdhër të prokurorit është dërguar për obduksion në IML ndërsa i dyshuari D.P 25 vjeç ndalohet për 48 orë”, ka thënë Graishta.

(Kosova Sot Online )