Fotoja e disa burrave emigrantë në Katar që flenë në një dhomë, ‘The Economist’ ngre alarmin: Virusi po përhapet nga punëtorët dhe të varfrit

  • 25 April 2020 - 14:22
Fotoja e disa burrave emigrantë në Katar që flenë në një dhomë, ‘The Economist’ ngre alarmin: Virusi po përhapet nga punëtorët dhe të varfrit

Ne Katar, ndonese COVID-19  duket se virusi po përhapet nga shtresa e punëtorëve dhe atyre që shkojnë nga vendet te varfra, në vendin më të pasur në botë për frymë popullsie.

“The Economist” sjell historinë e emigrantëve që shpesh detyrohen të flenë deri në 8 burra brenda një dhome më shumë sesa modeste dhe ndajnë të njëjtën kuzhinë dhe tualet. Kushte të tilla të jetesës janë mjedisi i përsosur që një virus të përhapet.

Gjashtë anëtarët e Këshillit të Bashkëpunimit të Gjirit nisën të vepronin herët për të parandaluar përhapjen e virusit. Nga mesi i marsit shumica e vendeve nisur me kufizimin në lëvizje dhe udhëtime, por së fundmi rastet e reja të të infektuarve janë më shumë se dyfishuar gjatë javës nga 14 prilli. Katari ka më shumë raste sesa Ukraina, e cila është 16 herë më e populluar.

Katari ka marrë vëmendjen më të madhe. Më 11 Mars raportoi 238 raste të virusit në një kompleks të vetëm rezidencial në zonën Industriale, ku banojnë më shumë se 360,000 njerëz. Aty u mbyllën dhjetëra rrugë, një sipërfaqe prej 9 kilometra katror. Punëtorët do të lejoheshin të largoheshin për të blerë vetëm ushqime ose gjëra të tjera esenciale.

Qeveritë kanë ndërmarrë disa hapa me rëndësi, një prej tyre: testimi është falas për punëtorët. Shumica e vendeve gjithashtu janë zotuar të paguajnë për trajtimin Covid-19 pa marrë parasysh kombësinë e pacientit. Por ata kanë bërë shumë më pak në lidhje me mjediset në të cilat jetojnë dhe punojnë miliona emigrantë.

Pothuajse gjithçka në Dubai është e mbyllur. Kushdo që largohet nga shtëpia duhet të kërkojë një leje duke treguar arsyen. Vetëm një anëtar i familjes mund të udhëtojë. Por punëtorët e ndërtimit janë të liruar nga këto kufizime. Ata grumbullohen në autobusë në dhe nga vendet e punës. Kontraktuesit kanë kufizuar numrin e udhëtarëve, por është e vështirë të mbash distancën 2 metra. Punëtorët në stadiumet e Kupës Botërore të Futbollit të Katarit dhe në objektet e Ekspozitës Botërore të Dubait janë diagnostikuar me virusin.

Një fenomen i tillë po ndodh edhe në Shqipëri nga fasoneritë. Ndërsa zbatohen masa të rrepta në Shqipëri, fasoneritë vazhdojmë punën pavarësisht shumë rasteve. Disa me maska dhe pa maske shkojnë me autobusët plot çdo ditë në punë.

Qeveria ka qenë e ngadaltë me këtë shtresë, ose e pamundur për të kompensuar ata edhe pse rastet sa vijnë e shtohen. Fasoneria e Krujës ishte e para, ku tre ditë më parë u konfirmuan 18 raste të reja, i njëjti numër që konfirmohet edhe në 24 orët e fundit, nga kontakte të të infektuarve nga fasoneria. Po ashtu edhe ajo në Kurbin e Fushë-Krujë janë bërë vatra të rrezikshme të koronavirusit, dhe familjarë të tyre.

Dy fasoneritë në Krujë të cilat kanë lidhje më njëra-tjetrën, kanë qëndruar hapur deri më 15 prill. Në to punojnë kryesisht gra nga Kruja dhe Laçi, të cilat transportohen për në punë nga furgonat e kompanisë.

Punëtorët e tjerë kanë problemin e kundërt. Sektorët e tërë të ekonomisë, nga mikpritja deri te shitja me pakicë, janë të mbyllura. Mijëra të punësuar tashmë janë larguar nga puna. Numri i tyre do të rritet: emigrantët janë të parët që humbasin punën e tyre. Parashikimi i fundit i FMN-së është një tkurrje 2% në Arabinë Saudite këtë vit dhe 4% në Bahrein, Katar dhe Emiratet e Bashkuara Arabe.

Shtetet do të dëshironin t’i dërgonin të papunët në shtëpi. Por vendet e tyre të lindjes jo gjithmonë lejojnë kthimin e tyre, ndërsa bëhet fjalë për mijëra qytetarë të papunë.

(Koosva Sot Online)