Identifikohej në FB me rroba policie, bëri thirrje për vrasje, hetuesit s’e gjetën në shtëpi

  • 25 April 2020 - 15:19
Identifikohej në FB me rroba policie, bëri thirrje për vrasje, hetuesit s’e gjetën në shtëpi

B.H nga Podujeva ka kërcënuar me vrasjen e Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit dhe zyrtarëve të tjerë shtetëror. I njëjti identifikohet në rrjetin social Facebook me rroba policie. Për këtë rast janë deklaruar në Policinë e Kosovës.

Nga Zyra për Informim e Policisë i kanë thënë  Express se personi në fjalë nuk është pjesëtar i PK’së, por se është emër i njohur për policinë dhe se i njëjti është kërkuar në vendbanimin e tij, por se nuk e kanë gjetur.

“Lidhur me interesimin tuaj dhe pyetjet tuaja, personi për të cilin keni pyetur nuk është pjestar i PK-së, megjithatë policia është interesuar për identifikimin e tij, i njëjti është një qytetar nga një fshat i komunës së Podujevës, është i njohur për policinë. Policia e ka kërkuar në vendbanimin e tij, por se ka hasur”, kanë deklaruar nga Policia.

Për postimet kërcënuese në Facebook, thonë se është njoftuar prokurori kujdestar dhe se policia do ta trajtojë rastin.

“Për veprimet (postimet kërcnuese në facebook) të tij është njoftuar prokurori kujdestar, policia do ta trajtojë në bashkëpunim me organet e drejtësisë rastin se a është konsumuar ndonjë vepër penale me këtë rast, për veprimet tjera u njoftojmë me kohë”, thuhet në përgjigjen e PK’së.

Image

(Kosova Sot Online)