OBSH: Shërimi nga koronavirusi nuk garanton imunitet

  • 25 April 2020 - 18:07
OBSH: Shërimi nga koronavirusi nuk garanton imunitet

Organizata Botërore e Shëndetësisë thotë se nuk ka prova që tregojnë se personat që janë shëruar nga COVID-19, kanë antitrupa që i mbrojnë ata të mundësia për t’u infektuar sërish nga virusi.

Në një deklaratë të premten OBSH, paralajmëroi qeveritë që kanë sugjeruar lëshimin e të ashtuquajturave “pasaporta të imunitetit” ose “çertifikatave që dëshmojnëëmungesë rreziku”, të cilat do t’i lejonin njerëzit të ktheheshin në punë ose të udhëtonin me bindjen se antitrupat e tyre do t’i mbronin ata nga mundësia për t’u infektuar sërish.

Sipas tyre, aktualisht nuk ka asnjë provë që njerëzit që janë shëruar nga COVID-19 ndërsa zhvillojnë antitrupa janë të mbrojtur nga ri-infeksioni.

“Njerëzit të cilët supozojnë se janë imunë ndaj një infeksioni të dytë sepse kanë marrë një rezultat pozitiv të testit, mund të injorojnë këshillat e shëndetit publik”, tha OBSH. “Përdorimi i një çëertifikate të tillë mund të rrisë rrezikun e transmetimit të vazhdueshëm”, paralajmëruan zyrtarë të kësaj organizate.

Deri tani në të gjithë botën ka rreth 3 milionë persona të infektuar me COVID-19 dhe më shumë se 197 mijë vetë kanë humbur jetën.

(Kosova Sot Online)