Policia amerikane vret një shqiptar të armatosur në New Jersey

  • 25 April 2020 - 18:50
Policia amerikane vret një shqiptar të armatosur në New Jersey

Një burrë i armatosur ka refuzuar të largojë armën e tij në një konfrontim me policinë “Paterson”, e cila më pas e ka vrarë atë, raporton Daily Voice.

E personi i vrarë raportohet të jetë L.A., shqiptar 42 vjeçar.

Para se ta qëllonin me armë zjarri Policia disa herë e urdhëroi L.A. që të lëshojë armën, gjatë kësaj ngjarje që ndodhi të enjten pasdite, rreth orës 16:15 me kohë lokale.

Prokurori i Përgjithshëm i New Jerseyt, Gurbir S. Grewal, ka thënë se tani kanë nisur hetimet rreth këtij incidenti.

(Kosova Sot Online)