Vasfije Krasniqi pyet se kush do të sulmohet tash pas grave të dhunuara vitin e kaluar e tash ndaj UÇK’së

  • 25 April 2020 - 18:49
 Vasfije Krasniqi pyet se kush do të sulmohet tash pas grave të dhunuara vitin e kaluar e tash ndaj UÇK’së

E mbijetuara e dhunës seksuale gjatë luftës së fundit në Kosovë, Vasfije Krasniqi Goodman, ka pyetur se kush do të jetë në radhë për t’u sulmuar.

Ajo ka shkruar në Twitter se pas sulmeve ndaj grave të dhunuara vitin e kaluar dhe UÇK’së tash, kush do të sulmohet tjetër.

Gjithë ky debat është nxitur nga një deklaratë e Shkëlzen Gashit dhënë në Frontal, ku thotë se krimet ndaj pakicave i kanë bërë ushtarët e UÇK’së.

Madje, Gashi kishte thënë se vrasjet e civilëve të pafajshëm s’ishin kryer nga njerëz të shoqatave artistike.

Shkelzen Gashi, Këshilltar i Kryeministrit të shkarkuar, kishte shkruar qysh më 2011 për ‘krimet e UÇK’së’. Atëkohë, citonte raporte në të cilën thuhej se “UÇK kishte përgjegjësi për të zhdukurit dhe kishte pasur burgje”. Kërkonte përgjegjësi nga udhëheqësit e Ushtrisë Çlirimtare për këta të zhdukur.

Para nëntë vjetëve, Shkelzen Gashi, Këshilltar i shkarkuar i Kryeministrit të shkarkuar, shkruante për “krimet e UÇK’së”. Ofronte shifra të personave të zhdukur nga nacionaliteti serb, boshnjak, malazez e rom.

Të premten, Gashi shkoi edhe më tutje, duke kërkuar përgjegjësi nga ushtarët e UÇK’së, të cilët i bëri përgjegjës për krimet e luftës. Tha se këto krime ndaj minoriteteve s’i kanë kryer pjesëtarët e shoqërive artistike.

Ndërkohë, në një tekst te vitit 2011, Gashi, kërkonte direkt përgjegjësi nga prijësit e luftës, duke përdorë argumentet e senatorit zviceran, Dick Marty. “Ish-liderët e UÇK-së duhen me dhanë përgjegjësi për të zhdukurit. Ata nuk është mirë as me e përfaqësue Kosovën në negociata me Sërbinë, kur dihet se ndër temat kryesore, përveç çështjes së të zhdukurve, ka me qenë edhe statusi ‘europian’, pra autonomia, për sërbët e Kosovës.

(Kosova Sot Online)