Në Itali përmirësohet situata e viktimave me Covid-19

  • 26 April 2020 - 18:38
Në Itali përmirësohet situata e viktimave me Covid-19

Në 24 orët e fundit janë regjistruar 260 viktima, shifër kjo që nuk shënohej prej datës 14 mars e deri në vazhdim ku numri i viktimave në 24 orë ka qenë mbi 300 persona.

Dita e sotme ka regjistruar dhe 2,324 raste pozitive më shumë.

Numri total i viktimave ka arritur më 26,644 dhe i të infektuarve 197,675.

Persona aktual pozitiv me koronavirus janë 106,103. Kjo është një e dhënë negative sot pasi ka një rritje me 256 raste më shumë.

Të shëruar në 24 orët e fundit janë 1,808 persona e numri i përgjithshëm i tyre ka arritur në 64,928.

Në repartet e terapisë intensive janë 93 pacientë më pak e numri i përgjithshëm i tyre ka zbritur më 2,009.

Në strukturat spitalore numri ka zbritur me 161 pacientë më pak e numri aktual i tyre është sot 21,372.

Në Italia deri më sot janë kryer 1,757,659 tampone ndaj 1,210,639 personave.

(Kosova Sot Online)