Plagosje me armë zjarri në Gjakovë

  • 26 April 2020 - 23:53
Plagosje me armë zjarri në Gjakovë

Në fshatin Jahoc të komunës së Gjakovës ka ndodhur nëj plagosje me armë zjarri, bën të ditur Policia e Kosovës.

“Rreth orës 19.40, nga spitali rajonal “Isa Grezda”, stacioni policor ka pranuar një informatë se është paraqitur një person i plagosur dhe se po kërkon trajtim mjekësor. Patrulla policore është përgjigjur rastit dhe konfirmon se i plagosuri është L.G., i lindur në vitin 1988 nga Meja e Gjakovës”, ka thënë zëdhënsi i Policisë Nysret Gjurkaj.

Ai ka thënë se L.G. ka bërë të ditur se ka qenë duke ecur këmbë së bashku me një person tjetër në fshatin Jahoc kur kanë dëgjuar një krismë nga arma e zjarrit dhe aty është plagosur në krah.

“Të plagosurit i është ofruar tretmani mjekësor, por gjendja sipas raportimit, nuk është stabile dhe është në përgatitje për transfer në QKUK në Prishtinë”, ka thënë Gjurkaj.

(Kosova Sot Online)