Komuna e Prishtinës, Biblioteka Kombëtare dhe Muzeu sonte ndalin dritat, shënojnë ditën e të pagjeturve

  • 27 April 2020 - 15:47
Komuna e Prishtinës, Biblioteka Kombëtare dhe Muzeu sonte ndalin dritat, shënojnë ditën e të pagjeturve

Youth Initiative for Human Rights – Kosovo (YIHR KS),  Qendra Burimore për Personat e Zhdukur, Integra, Humanitarian Law Center Kosovo (HLC) dhe Forum ZFD  shënojnë Ditën Kombëtare të Personave të Pagjetur nga lufta e fundit në Kosovë.

Me 27 prill, në ora 20:00 do të shënohet një aksion simbolik për Ditën Kombëtare të Personave të Pagjetur, duke ftuar të gjithë qytetarët e Kosovës t’i ndalin dritat nëpër shtëpitë e tyre për 2 minuta.

Me 2 minuta errësirë në familjet tona, ne do të mund të bashkëndjejmë sado pak me dhimbjen dhe terrin në të cilën ndodhen familjarët e 1.644 personave ende te pagjetur për tash e 20 vjet.

(Kosova Sot Online)