Strategjia e Suedisë: A po e paguajnë çmimin moshat e vjetra

  • 27 April 2020 - 15:54
 Strategjia e Suedisë: A po e paguajnë çmimin moshat e vjetra

Pa asnjë bllokim dhe rregull të rreptë, Suedia ka ndërmarrë atë që epidemiologët I referohen si “qasje mbrojtëse të shkallës së ulët” ndaj pandemisë së Covid-19, shkruan Euronews.

Mirëpo  një infermiere në një spital të Nynashamn, në jug të Stokholmit së fundmi ka argumentuar se është brezi i vjetër ai që po e paguan çmimin e kësaj strategjie për përballjen e pandemisë.

Një në tre vdekje nga koronavirusi në Suedi, ka ndodhur në vendet dhe spitalet e kujdesit për të moshuarit, dhe për këtë Anders Tagnell, epidemiolog në Suedi është shumë I alarmuar.

“Ne jemi duke parë një rritje të rasteve të vdekjeve në shtëpitë e të moshuarve dhe natyrisht siç e dimë të gjithë, kjo është grupmosha më e ndjshme e popullatës, dhe ky duhet të konsiderohet si një zhvillim fatkeq”, tha Tegnell.

Dështimi në mbrojtjen e të moshuarve

Sonia Aspinen u tranferua nga Finlanda në Suedi, 20 vite më parë dhe themeloi një kompani për kujdesin shëndetësor ndaj të moshuarve. Gjatë javëve të fundit është kujdesur për të moshuarit dhe veqanarisht pacientët me koronavirus. Në një nga rajonet me më pak të prekur  në Suedi, ajo thotë se të moshuarit janë duke e paguar çmimin më të rëndë të kësaj stategjie, që është duke u përdorur gjatë kësaj pandemie.

“Unë besoj se stafi ka shkaktuar shumë infeksione, veqanarisht në shtëpitë e pleqve. Unë mendoj se virusi është sjellë nga jashtë në shtëpitë e pleqve dhe ka pasur një dështim për të mbrojtur të moshuarit”, tha ajo.  Sipas saj, këto lloje të kujdesit për të moshuarit nuk kanë pranuar mjete dhe teste të nevojshme si dhe të moshuarit nuk janë testuar siç duhet.

“Nuk ka pasur një vullnet të mirëfilltë për t’i testuar sistematikisht. Edhe pse ka pasurshumë njerëz me simptoma, ata nuk janë testuar”, shtoi aio.

Infermierja Aspinen ka thënë gjithashtu se një arsye tjetër e rritjes së rasteve tek të moshuarit është mungesa e punonjësve adekuatë dhe të trajnuar, si dhe mungesa e aftësive gjuhësore dhe higjienike tek këta punonjës.

Autoritetet në Suedi kanë ndaluar mbledhjet e më shumë se 50 personave, duke u bërë thirrje personave të moshuar të izolohen. Por qeveria nuk ka vendosur masa të ashpra bllokimi. Në vend të kësaj,  u kërkoi qytetarëve të marrin përgjegjësi dhe t’a praktikojnë distancën sociale.

Dyqanet, baret dhe shkollat fillore kanë mbetur të hapura.

Suedia është kritikuar nga shumë mjekë dhe shkenctarë për qasjen “ë qetë” ndaj pandemisë. Për disa kjo strategji ka çuar numrin e të vdekurave shumë më shumë se vendet fqinje.

Vendi ka regjistruar mbi 21.000 vdekje deri më tani. Në të kundërtën, Danimarka ka vetëm 225 vdekje të lidhura me Covid-19 ndërsa Norvegjia vetëm 193 vdekje. Të dy këto vende kishin vensosur bllokime dhe masa mbrojtëse të hershme për të frenuar përhapjen, masa këto që rezultuan të suksseshme.

(Kosova Sot Online)