Mbi 6 mijë të punësuar të rinj vetëm për muajin mars dhe prill në Kosovë

  • 27 April 2020 - 17:50
Mbi 6 mijë të punësuar të rinj vetëm për muajin mars dhe prill në Kosovë

Ministri i Financave dhe Transfereve në detyrë, Besnik Bislimi ka bërë të ditur se vetëm në muajin mars dhe prill janë regjistruar 6.026 punëtorë të rinj.

Përmes një postimi në Facebook, Bislimi dhe se i gëzohet shumë këtij lajmi, pasi që vetëm për dy javë është shtuar kontigjenti i të punësuarve në sektorin privat për 2.6%.

“Në kuadër të pakos emergjente fiskale, masa 1.14 u hap mundësinë ndërmarrësve tanë që të përfitojnë nga ndihma e qeverisë edhe për punëtorët që i fusin në listë për herë të parë gjatë muajit mars ose prill dhe i pajisin të njejtit me kontrata një vjeqare të punë. Kjo masë nxitëse për formalizim të ekonomisë ka rezultuar shumë produktive, meqë deri më sot, kemi hiq më pak se 6.026 punëtorë të ri të futur në lista të pagave për muajin mars. Nuk ka asnjë periudhë që nga viti 1999 që rezulton me formailizim të këtyre përmasave të ekonomisë, meqë për vetëm dy javë, kontigjenti i të punësuarve në sektorin privat është shtuar për 2.6%”, ka shkruar Bislimi.

Ky është postimi i plotëi Besnik Bislimit:

6.026 TË PUNËSUAR TË RI TË REGJISTRUAR NË MUAJIN MARS DHE PRILL

Të nderuar qytetarë të Republikës,

Dua të ndaj me Ju një lajm që më gëzon tej mase:

Në kuadër të pakos emergjente fiskale, masa 1.14 u hap mundësinë ndërmarrësve tanë që të përfitojnë nga ndihma e qeverisë edhe për punëtorët që i fusin në listë për herë të parë gjatë muajit mars ose prill dhe i pajisin të njejtit me kontrata një vjeqare të punë. Kjo masë nxitëse për formalizim të ekonomisë ka rezultuar shumë produktive, meqë deri më sot, kemi hiq më pak se 6.026 punëtorë të ri të futur në lista të pagave për muajin mars. Nuk ka asnjë periudhë që nga viti 1999 që rezulton me formailizim të këtyre përmasave të ekonomisë, meqë për vetëm dy javë, kontigjenti i të punësuarve në sektorin privat është shtuar për 2.6%.

Jam optimist që ky numër do të rritet ndieshëm edhe në dy javët e ardhshme, meqë ne kemi siguruar komunitetin e biznesit që masa është një mundësi për ta e asesi nuk nënkupton ndonjë sanksion eventual. Në anën tjetër, pas datës 15 maj mund të hapet një masë shtesë ku mundësojmë aplikimin e të punësuarve joformal, në rast se dokumentojnë që janë duke punuar dhe nuk kanë marrë dakordim për formalizim nga punëdhënësi.

(Kosova Sot Online)