Kryetari i Kamenicës tregon për gjendjen e të prekurve me Covid-19 në këtë komunë

  • 27 April 2020 - 18:01
 Kryetari i Kamenicës tregon për gjendjen e të prekurve me Covid-19 në këtë komunë

Kryetari i Komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati, ka njoftuar se gjendja e të infektuarve me Covid-19 në këtë komunë është stabile.

Përmes një postimi në faqen zyrtare në Facebook, Kastrati ka bërë të ditur se kanë dërguar një listë për testime në IKSHPK.

“Gjendja e të infektuarve është stabile, ndërkohe që jemi në kontakt të vazhdueshëm me familjet në vetizolim. Gjithashtu, kemi vepruar shpejt në identifikimin e gjithë kontakteve nga rastet e fundit, dhe kemi dërguar një listë për testime në Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike”, ka shkruar ai.

(Kosova Sot Online)