Sanohet prishja e gypit në regjionin e Rekës së Keqe, rikthehet furnizimi me ujë të pijshëm

  • 27 April 2020 - 18:19
 Sanohet prishja e gypit në regjionin e Rekës së Keqe, rikthehet furnizimi me ujë të pijshëm

Pas një pune të vazhdueshme që nga lajmërimi i defektit, ekipet e mirëmbajtjes së rrjetit të ujësjellësit KRU “Gjakova”, sanuan defektin në gypin e ujit në fshatin Nivokaz

KRU “Gjakova” ka njoftuar se disa persona kanë ndërhyrë në rrjetin e ujësjellësit duke dëmtuar gypin kryesor.

“Persona të pandërgjegjëshëm kishin ndërhyrë në rrjetin tonë të ujësjellësit duke dëmtuar gypin kryesor në fshatin Nivokaz, si pasojë ishte ndërprerë furnizimi me ujë tek konsumatorët e fshatit Ponoshec dhe përreth. Furnizimi me ujë të pijshëm iu rikthye konsumatorëve që ishin të atakuar nga ky defect”, thekson KRU “Gjakova”.

(Kosova Sot Online)