E thotë Guraziu: Loja e PDK-së me Hashim Thaçin e qon pataten e nxehtë të marrëveshjes me Serbinë në duart e koalicionit LDK-AAK-NISMA- AKR me minoritetet

  • 27 April 2020 - 18:24
E thotë Guraziu: Loja e PDK-së me Hashim Thaçin e qon pataten  e nxehtë të marrëveshjes me Serbinë në duart e koalicionit LDK-AAK-NISMA- AKR me minoritetet

 “Në rast se kemi parasysh deklaratat e zyrtarëve të lartë të LDK-së, del se në këtë projekt gjithçka është e kurdisur me rrëzimin e Qeverisë Kurti. Vetë kreu I LDK-së Isa Mustafa është zotuar se heqja e reciprocitetit do të jetë një nga vendimet e para të cilat do ti merr LDK’ ja me partnerët e rijnë qeverisës në rast se ju jepet e drejta për të krijuar qeverinë. Tani kjo po do ndodh, dhe këtij lëmshit do i gjendet fija. Sipas të gjitha gjasave, presidenti Hashim Thaçi atë që e ka planifikuar edhe po e qon në rrugën e sigurt të realizimit, prandaj jo rastësisht edhe që nga fillimi Thaçi ia turbulloi ujin Albinit për të ja pamundësuar notimin nëpër ujë të turbullt. Ai përmes Qeverisë së koalicionit të këtyre partive politike synon finalizimin e dialogut me Serbinë dhe arritjen e marrëveshjes gjatë mandatit të tij, mandatit të Vuqiqit dhe të Presidentit amerikan Donald Trump sepse kështu është dizajnuar ecuria e këtij procesi ”, thotë Ragip Guraziu për “Kosova Sot Online”.

Fundi i koalicionit mes LVV-së dhe LDK-së, me të gjitha këto zhvillimet e fundit, tani më është një çështje e kryer, mirëpo në pritje sipas analistëve politik, mbetet ndërmarrja e hapave për ndërtimin e koalicionit të ri në mes të LDK-së, AAK dhe NISMA me AKR-n e minoritetet, nëse ky koalicion nuk kontestohet nga Gjykata Kushtetuese.

Analisti politik Ragip Guraziu, lidhjen e këtij koalicioni të ri, e sheh si një skenar të mirë menduar nga Hashim Thaçi dhe PDK-ja për future në një sfidë serioze kundërshtarët e deridjeshëm të një marrëveshje të dëmshme për Kosovën me Serbinë, e cila është në prag të finalizimit, e që do të duhej rrumbullakuar, nënshkruar gjatë mandatit të tanishëm të presidentit amerikan Trump, dhe presidentit të Kosovës Thaçi dhe atij Serb Vuqiqi. Prandaj Guraziu thotë se jo rastësisht është paramenduar një koalicion me një përbërje kaq të gjerë politike, të cilit çështja e dialogut me Serbinë do ti mbetet në dorë si një patate e nxehtë që do ti djeg rëndë këta partner të rijnë të qeverisjes, e që një mbështetje “parimore” pritet ta kenë edhe nga PDK-ja, ndonëse jo si pjesë e koalicionit qeverisës. Pra, sipas Guraziut, koalicioni LDK-AAK-NISMA dhe AKR me minoritetet, nuk është gjë tjetër veç se një kurth të cilin e ka përgatitë PDK-ja me Hashim Thaçi për të lënë në dorë të këtyre partive politike, dialogun me Serbinë dhe heqjen e plotë të taksës, edhe atë të Reciprocitetit të vendosur nga Qeveria në detyrë e Albin Kurtit. Vetë kreu I LDK-së Isa Mustafa është zotuar se heqja e reciprocitetit do të jetë një nga vendimet e para të cilat do ti merr LDK’ ja me partnerët e rijnë qeverisës, derisa kandidati për kryeministër nga LDK Avdullah Hoti ka thënë se procesin e dialogut do ta udhëheq Qeveria.

Image
Ragip Guraziu

“Në rast se kemi parasysh deklaratat e zyrtarëve të lartë të LDK-së, del se në këtë projekt gjithçka është e kurdisur me rrëzimin e Qeverisë Kurti. Vetë kreu I LDK-së Isa Mustafa është zotuar se heqja e reciprocitetit do të jetë një nga vendimet e para të cilat do ti merr LDK’ ja me partnerët e rijnë qeverisës në rast se ju jepet e drejta për të krijuar qeverinë. Tani kjo po do ndodh, dhe këtij lëmshit do i gjendet fija. Sipas të gjitha gjasave, presidenti Hashim Thaçi atë që e ka planifikuar edhe po e qon në rrugën e sigurt të realizimit, prandaj jo rastësisht edhe që nga fillimi Thaçi ia turbulloi ujin Albinit për të ja pamundësuar notimin nëpër ujë të turbullt. Ai përmes Qeverisë së koalicionit të këtyre partive politike synon finalizimin e dialogut me Serbinë dhe arritjen e marrëveshjes gjatë mandatit të tij, mandatit të Vuqiqit dhe të Presidentit amerikan Donald Trump sepse kështu është dizajnuar ecuria e këtij procesi ”, thotë Ragip Guraziu për “Kosova Sot Online”.

Ky plan, sipas Guraziut, nuk është se u hartua brenda pak ditës, dhe nuk është se Albini nuk ka qenë në dijeni se do ta sfidojnë e do të bëjnë përpjekje për ta përmbysur, prandaj koalicioni funksiononte me aq shumë brishtësi që nga ditët e para. “Ishin një varg problemesh që u krijuan pas zgjedhjeve të 6 tetorit të cilat e zvarritën krijimin e koalicionit LVV-LDK, duke u përplasur mes tyre se kush e ka fuqinë më të madhe elektorale, i pari apo i dyti, mosmarrëveshje që morën shumë kohë për tu tejkaluar por ja që por nuk i shkoi gjatë dhe tani u shkarkuar dhe ka mbetur kryeministër në detyrë vetëm edhe për pak kohë. Krejt ky projekt i koalicionit LDK-AAK-NISMA dhe AKR me minoritetet është një kurth të cilin me kohë e kanë dizajnuar dhe përgatitur PDK-ja me Hashim Thaçi për të lënë në dorë të këtyre partive politike, pataten e nxehtë të dialogut me Serbinë dhe heqjen e plotë të taksës, edhe atë të Reciprocitetit të vendosur nga Qeveria në detyrë e Albin Kurtit.

Është shumë e sigurt që ky do të jetë një koalicion pa parime, por për interesa të përfitimit afatshkurtër nga lakmia për vazhdim të zhvatjes, kur dihet fakti se është pikërisht AAK dhe lideri i saj që ishim betuar se nuk do të lëvizin në drejtim të heqjes së taksës, pa e siguruar njohjen e shtetit të Kosovës nga ana e Serbisë. Mirëpo futja në këtë koalicion pa e kundërshtuar këtë çështje lë të kuptohet mjaftueshëm se ky është qëllimi, pasi që Isa Mustafa është zotuar, kurse kandidati për kryeministër Avdullah Hoti e ka konfirmuar se heqja e reciprocitetit do të jetë një nga vendimet e para të cilat do ti merr LDK’ ja me partnerët e rijnë qeverisës në ditët e para të fillimit të punës së tyre”, thotë Guraziu për “Kosova Sot Online”.

(Kosova Sot Online)