Ambasada e SHBA-së fton në solidaritet me fikjen e dritave sonte: Të zhdukurit nuk do të harrohen

  • 27 April 2020 - 18:38
Ambasada e SHBA-së fton në solidaritet me fikjen e dritave sonte: Të zhdukurit nuk do të harrohen

Me rastin e Ditës së të Pagjeturve, Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Kosovë, ka thënë se të zhdukurit mund të mos jene me ne, por ata dhe ato nuk do të harrohen.

Kjo ambasadë u ka bërë thirrje qytetarëve që t’i fikin dritat për dy minuta në ora 8:00 të mbrëmjes për ta treguar solidaritetin për personat e zhdukur.

“Të zhdukurit mund të mos jenë me ne, por ata ose ato nuk do të harrohen. Në kujtim të më shumë se 1.600 qytetarëve të humbur të Kosovës, OJQ-të po organizojnë “Momentin e Errësirës” këtë mbrëmje”.

“Për ta treguar solidaritetin, fikni dritat tuaja për dy minuta në ora 8:00 të mbrëmjes”.

(Kosova Sot Online)