Pas lajmeve se Kim Jong Un ka vdekur reagon Koreja e Veriut

  • 27 April 2020 - 20:01
 Pas lajmeve se Kim Jong Un ka vdekur reagon Koreja e Veriut

Në kohën kur po qarkullojnë lajme për vdekjen e udhëheqësit suprem të vendit, Koreja e Veriut ka publikuar një letër e cila thuhet se i është dërguar presidentit të Afrikës së Jugut nga Kim Jong Un.

Me datën e së hënës (27 prill), në letër urohet presidenti Cyril Ramaphosa në Ditën e Lirisë së Afrikës së Jugut që shënon fundin e Aparteidit.

Mediat ndërkombëtare raportuan se ai i është nënshtruar një procedure kardiovaskulare që çuan në njoftimet se ai është në rrezik për jetën ose edhe ka vdekur.

Sot u tha se Kim mund të jetë lënduar gjatë testimit të një rakete.

Mediat në Korenë e Jugut kanë raportuar se Kim i është nënshtruar një operimi kardiovaskular më 12 prill në një spital jashtë Pyonguang, kryeqytet i Koresë së Veriut, dhe se gjendja e tij po përmirësohej.

Tre zyrtarë qeveritar me njohuri të situatës i thanë Washington Postit se dy qeveritë, amerikane dhe jug-koreane, janë skeptike sa u përket raporteve se Kim është i vdekur ose në gjendje të rëndë.

Kim nuk është parë në publik që nga 11 prilli.

(Kosova Sot Online)