Njihuni me gruan nga SHBA, mediat e akuzojnë se solli koronavirusin në Kinë

  • 27 April 2020 - 21:59
 Njihuni me gruan nga SHBA, mediat e akuzojnë se solli koronavirusin në Kinë

Maatje Benassi, nga SHBA, është duke u përballur me akuzat të rënda ku thuhet se ishte ajo që e solli koronavirusin në Kinë…

Maatje Benassi, një rezerviste e ushtrisë amerikane dhe nënë e dy fëmijëve, është bërë shënjestra e teoricientëve, të cilët e cilësojnë gabimisht atë si burimin e pandemisë së koronavirusit, duke aluduar se ajo e solli sëmundjen në Kinë! Pretendimet e rreme, sipas CNN, po përhapen në YouTube çdo ditë, duke kapur qindra pamje, të cilat janë marrë si të mirëqena nga mediat e Partisë Komuniste Kineze. Pavarësisht faktit, se Benassi dhe partneri i saj nuk janë infektuar kurrë me koronavirus, ato gjithmonë janë kthyer në objekt diskutimi në mediat sociale kineze.

Çifti shprehet se pretendimet e kanë kthyer jetën e tyre me kokë poshtë, pasi adresa e tyre e shtëpisë është e postuar në internet dhe para se të mbyllnin llogaritë në rrjete sociale, kutitë e tyre të mesazheve ishin tejmbushur nga mesazhe të besimtarëve të komplotit.

“Është si të zgjohesh nga një ëndërr e keqe, të shikosh të njëjtin makth ditë pas dite” u shpreh Maatje Benassi, për CNN.

Më tej ajo shtoi:

“Unë dua thjesht që të ndalojnë së më keqtrajtuari, sepse janë duke më sulmuar gjerësisht në internet”.

Si u komplikua Maatje në këtë histori!

Në javët e para të koronavirusit në Kinë, teoricienët e konspiracionit filluan të pretendojnë, pa prova, se e gjitha ishte një armë biologjike e ideuar nga SHBA. Më vonë një anëtar i qeverisë Kineze, promovoi publikisht idenë se ushtria amerikane solli virusin në Kinë. Deklaratë kjo që u kundërshtua nga Sekretari Amerikan i Mbrojtjes Mark Esper, i cili i cilësoi këto deklarata si “qesharake dhe të papërgjegjshme”. Pak pas rasteve të para të raportuara të infeksionit në Kinë, teoricienët e konspiracionit e kthyen vëmendjen nga Maatje Benassi.

Ata nisën sulmet ndaj gruas në tetor të vitit të kaluar, pasi ushtarja mori pjesë në Lojërat Botërore Ushtarake, e cila u mbajt në Wuhan, (qyteti kinez ku filloi shpërthimi i koronavirusit vitin që lamë pas). Maatje, përfaqësoi ushtrinë amerikane në garën e çiklizmit në këtë kompeticion, por u aksidentua në xhiron e fundit që e la me një brinjë të thyer dhe disa fraktura. Me gjithë përplasjen, Bennassi e mbaroi garën. Pikërisht ky aksident bëri që Maatje, të kthehet në shënjestrën e teoricientëve të konspiracionit, shkruan CNN.

(Kosova Sot Online)