Bashkë deri në frymën e fundit/ Me shtretërit ngjitur dhe të kapur për dore, vdesin brenda pak orësh çifti i martuar prej 73 vitesh të prekur me koronavirus
Një çift nga Wisconsin të martuar për 73 vjet vdiq vetëm gjashtë orë larg pasi të dy rezultuan pozitivë me koronavirus.
Dashuria e Wilford Kepler, 94 vjeç dhe gruas së tij Mary, 92 vjeçe, “jetoi” për shtatë dekada që kur ata shkëmbyen letra me njëri-tjetrin përgjatë Luftës së Dytë Botërore.
Dhe çifti mbetën të pandashëm deri në fund të jetës kur të dy vdiqën vetëm disa centimetra larg njëri-tjetrit në Spitalin Froedtert më 18 Prill.
“Shtretërit e tyre ishin ngjitur në Froedtert dhe ata mund të mbanin duart e njëri-tjetrit gjatë ditëvë te fundit të jetës,”- u shkruajt në nekrologjinë e përbashkët.
Ishin vetë mjekët që i vendosën shtretërit e tyre afër në mënyrë që çifti të rrinin bashkë.
Të dy rezultuan pozitivë për COVID-19, por mjekët përcaktuan se vetëm Mary vdiq nga koronavirusi.
Ndërsa Wilford vdiq nga një dëmtim që mori në kokë si pasojë e një rrëzimi në tokë të dielën e Pashkëve.
(Kosova Sot Online)