Përfaqësuesit e KMDLNj-së takohen me Albulena Haxhiun dhe Nehat Thaçin

  • 28 April 2020 - 16:25
Përfaqësuesit e KMDLNj-së takohen me Albulena Haxhiun dhe Nehat Thaçin

Ministrja në detyrë e Drejtësisë,Albulena Haxhiu, drejtori i Shërbimit Korrektues të Kosovës, Nehat Thaçi u takuan me përfaqësues të KMDLNj-së ku u njoftuan me situatën nëpër burgje që lidhen me pandeminë.

Përfaqësuesit e KMDLNj-së kërkuan që në këtë situatë të pezullohen dënimet.

“Përfaqësuesit e KMDLNj-së prezantuan të gjitha kërkesat që kanë pranuar nga personat e privuar nga liria, shqetësimet e tyre dhe të faamiljeve të tyre në këtë situatë. Gjithashtu, përcollëm edhe informata se te privuarit nga liria kanë paralajmëruar përshkallëzim të veprimeve, pas pezullimit të grevës së urisë në shumë institucione, pas datës 4 maj 2020”, shkruhet në njoftim.

Njoftimi i plotë:

Përfaqësues të Këshillit për Mbrojtjen e të Drejtave e të Lirive të Njeriut në Prishtinë,në kuadër të mandatit për monitorimin e të drejtave të personave të privuar nga liria dhe menaxhimin e situates pandemike në institucionet e privimit të lirisë u takuan me ministren e Drejtësisë, znj. Albulena Haxhiu dhe me drejtorin e Shërbimit Korrektues të Kosovës, z. Nehat Thaçi.

Në këtë takim u bisedua për gjendjen aktuale pandemike në institucionet e privimit të lirisë, menaxhimin e kësaj situate dhe për kërkesat e të privuarve për pezullim të dënimit në situatë pandemike.

Përfaqësuesit e KMDLNj-së prezantuan të gjitha kërkesat që kanë pranuar nga personat e privuar nga liria, shqetësimet e tyre dhe të faamiljeve të tyre në këtë situatë. Gjithashtu, përcollëm edhe informata se te privuarit nga liria kanë paralajmëruar përshkallëzim të veprimeve, pas pezullimit të grevës së urisë në shumë institucione, pas datës 4 maj 2020.

Gjithashtu, përfaqësuesit e KMDLNj-së përsëritën shpresën që Presidenti i Republikës do të shfrytëzojë të drejtën e tij kushtetuese për falje.

Një problem tjetër që e theksuan është edhe ankesat në punën e Panelit për Lirim me Kusht, i cili do të duhej të ishte më aktiv në këtë kohë.

Në këtë takim u bisedua edhe për projektin e KMDLNj-së për ndihmë humanitare personave të privuar nga liria dhe familjeve të tyre të financuar nga Rrjeti i Fonadacioneve të Shoqërisë së Hapur nga Zyra Qendrore në Nju Jork dhe dega për Kosovë – Fondacioni Kosovar për Shoqëri të Hapur ( KFOS ). Asistenca humanitare do të jipet për 185 familje që do të përzgjidhen nga KMDLNj në kohëzgjatje prej  tremuaj dhe kapë shumën nga 170 euro për muaj, në vlerë totale prej 94,350.00 euro.

Edhe ministrja edhe drejtori i SHKK shprehën mirënjohjen e tyre për këtë projekt-ndihmë dhe dhanë gjithë përcaktimin për të ndihmuar në kuadër të kapaciteteve dhe përgjegjësive që ata kanë.

(Kosova Sot Online)