Përplaset me mjetin korrës, ndërron jetë 63 vjeçari shqiptar

  • 28 April 2020 - 18:16
 Përplaset me mjetin korrës, ndërron jetë 63 vjeçari shqiptar

Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë të martë në fshatin Grabjan të Divjakës, ku dy automjete janë përplasur e ku për pasojë një person ka vdekur.

63 vjeçari me inicialet K.Q është përplasur me një automjet korrës dhe për pasoj ka ndërruar jetë.

Informacion paraprak i policisë:

Në datën 28.04.2020, në fshatin Grabjan, shtetasi K.Q, 63 vjeç, banues në fshatin Kashtëbardhë, Lushnje, duke udhëtuar me motomjetin e tij, është përplasur me një mjet bujqësor(motorrkorrëse) e cila drejtohej nga shtetasi B.Z., 61 vjeç, banues në Grabjan.

Si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë drejtuesi i motomjetit, shtetasi K.Q.

Është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Lushnje drejtuesi i motorrkorrëses dhe po kryhen veprimet procedurale.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

(Kosova Sot Online)