Ndarëse për t’u mbrojtur, si po përshtaten taksitë me realitetin e ri pas pandemisë

  • 28 April 2020 - 18:54
 Ndarëse për t’u mbrojtur, si po përshtaten taksitë me realitetin e ri pas pandemisë

Në gjurmët e shoferëve të Vuhanit, kolegët e tyre të Selanikut janë duke instaluar ndarëse të veçantë për t’u mbrojtur nga virusi.

Deri më tani, pesë taksi janë duke aplikuar këtë metodë, duke vendosur ndarës për të mbajtur distancën e tyre nga klientët.

Ndarja është bërë nga materiali polikarbonat transparent, kompakt që nuk prishet.

Sipas prodhuesve të këtyre materialeve, ajo dezinfektohet dhe pastrohet shumë lehtë.

(Kosova Sot Online)