Diaspora dërgoi afër 700 mijë euro për të luftuar koronavirusin në Kosovë

  • 28 April 2020 - 20:42
 Diaspora dërgoi afër 700 mijë euro për të luftuar koronavirusin në Kosovë

Kërkoi ndihmë financiare nga bashkëatdhetarët. Kryeministri në detyrë Albin Kurti këtë e bëri me arsyetimin se pas ardhjes në qeveri, fondin rezervë e gjeti të zbrazur ndërsa vendi po përballet me pandeminë COVID-19.

E dy javë pas hapjes së xhirollogarisë nga qeveria, deri më tani janë mbledhur afër 700 mijë euro.

Sipas ministrit të Financave, Besnik Bislimi, donacionet më të mëdha erdhën nga Zvicra me mbi 240 mijë euro, dhe  Gjermania e Shqipëria me nga mbi 150 mijë euro.

E ky mobilizim nga diaspora sipas organizatës Germin duhet të vlerësohet lartë, pasi që edhe ato vende janë të prekura me virusin korona.

Por përveç mjeteve të dërguara në xhirollogarinë e posaçme të qeverisë, diaspora ndihmon Kosovën edhe me remitenca.

Sipas BQK-së, në muajin mars vlera e remitencave ishte 64 milionë, 8 më pak se vitin 2019.

Ndonëse nuk është numër i vogël, sipas Mustafë Kadrijaj, i gjithë viti 2020 do të jetë vit i rimëkëmbjes ekonomike, pasi që humbjet në kohë pandemie janë të mëdha.

Pandemia COVID-19, ka prekur të gjitha bizneset në Kosovë, ndërsa është paralajmëruar edhe rënie ekonomike.

(Kosova Sot Online)