Prizren, 14 persona dalin negativë pas testeve për Covid-19

  • 28 April 2020 - 23:04
 Prizren, 14 persona dalin negativë pas testeve për Covid-19

Drejtori i Shëndetësisë në Komunën e Prizrenit Visar Shehu, ka bërë të ditur se 14 persona kanë dalë negativ nga testimet për Covid-19.

Shehu tha se janë nëntë paciente te dializës dhe pesë raste kontakti.

“Sot jane bere 14 testime ne Komunen e Prizrenit, 9 paciente te dializes dhe 5 raste kontakti. Lajm i mire perseri! Asnje nga testimet nuk ka rezultuar pozitiv”, ka shkruar ai në Facebook.

“Durim edhe pak dhe do ja dalim, ashtu sikunder ja kemi dalur gjer me tani!”, ka porositur Shehu.

(Kosova Sot Online)