Studimi në Britani: Koronavirusi si Ebola, 1 e treta e të shtruarve në spital ndërrojnë jetë

  • 29 April 2020 - 15:52
Studimi në Britani: Koronavirusi si Ebola, 1 e treta e të shtruarve në spital ndërrojnë jetë

Një prej studimeve më të mëdha në Britani mbi pacientët e infektuar nga koronavirusi tregon se 1 e treta e tyre që janë shtruar në spitale kanë ndërruar jetë.

Më pak se gjysma e të infektuarve të shtruar kanë dalë nga spitalet ndërsa pjesa tjetër janë ende në trajtim.

Profesori Calum Semple i universitetit të Liverpulit shprehet se statistika e vdekshmërisë në spitale është me të njëjtën magnitudë si Ebola.

Ai sjell në vëmendje se 35-40 përqind të të infektuarve me Ebola që janë të shtruar në spitale ndërrojnë jetë si pasojë e sëmundjes.

"Njerëzit duhet ta lexojnë këtë, kjo është një sëmundje shumë e rrezikshme".

Pjesë e këtij studimi ishin 17 mijë pacientë në 166 spitale të vendit. Obeziteti dhe mosha madhore rrisin probabilitetin e vdekshmërisë.

Gjithashtu sipas po këtij studimi, meshkujt janë më të predispozuar të kenë simptoma më të rënda nga koronavirusi.

(Kosova Sot Online)