E thotë profesori i së drejtës: Po e shkelin kushtetutën me marrëveshje politike

  • 29 April 2020 - 16:08
E thotë profesori i së drejtës: Po e shkelin kushtetutën me marrëveshje politike

“Çështja e shkuarjes në zgjedhjen e Qeverisë pa zgjedhje është një mundësi politike e jo juridike, e daljes nga situata që është futur vendi pas mocionit të mosbesimit ndaj Qeverise Kurti në Parlament.Thash se është politikisht e mundshme. Por, nuk është juridikisht e lejuar që të realizohet një udhëheqje kështu pa shkuar në zgjedhje. Por pse po veprohet në këtë mënyrë!? Partitë politike, të gjitha, përveç VV-së, janë për një Qeveri pa shkuar në zgjedhje. Juridikisht nuk ka mundësi, sepse në normat kushtetuese qëndron shpërndarja e Kuvendit dhe shkuarja në zgjedhje të reja. Në anën tjetër, kemi subjektet që janë për Qeveri pa zgjedhje. Rruga më e mirë kishte me qenë marrëveshja midis të gjitha palëve në këtë gjendje të rëndë që e ka vendi. Kjo për faktin se nuk mundet vendi në kohë të pandemisë për të shkuar në zgjedhje kur jeta e qytetarëve është në rrezik. Këtë e provon gjendja aktuale që është në vend”, thotë Muhamet Kelmendi për “Kosova Sot Online”.

Profesori i së drejtës, Muhamet Kelmendi, duke parë situatën në të cilën po futet vendi, dhënien nga ana e Presidentit Thaçi mandatin LDK-së për ta formuar Qeverinë e re, duke negociuar me partitë politike, madje edhe duke informuar përë hapat që ka dnërmarr ambasadorët e vendeve të Kuintit, pa Vetëvendosje-n fituese e zgjedhjeve të vitit të kaluar, thotë se gjithçka që po zhvillohet dhe po planifikohet, është në kundërshtim me Kushtetutën, është thjeshtë vetëm marrëveshje mes partive politike por pa konsensus gjithëpërfshirës, prandaj situata edhe mundë të del nga kontrolli, gjë që do të ishte në dëm serioz për shtetin dhe qytetarët, në situatën e pandemisë që po e kalojmë tani.

Sipas Muhamet Kelmendit, interesi i shtetit dhe i qytetarëve të Kosovës është që ky problem të zgjidhjet në parlament dhe me marrëveshje të të gjitha partive politike, më një qeveri në tranzicion, qoftë edhe duke e vazhduar mandatin e Qeverisë në detyrë, si qeveri në tranzicion të përkohshëm deri në zgjedhjet e reja, pot të mos ndërlikohet gjendja në vend, duke e dërguar rastin në Gjykatë Kushtetuese, duke vepruar njëanshme dhe duke provokuar edhe trazira në rrugë.

Image
Muhamet Kelmendi

“Çështja e shkuarjes në zgjedhjen e Qeverisë pa zgjedhje është një mundësi politike e jo juridike, e daljes nga situata që është futur vendi pas mocionit të mosbesimit ndaj Qeverise Kurti në Parlament.

Thash se është politikisht e mundshme. Por, nuk është juridikisht e lejuar që të realizohet një udhëheqje kështu pa shkuar në zgjedhje. Por pse po veprohet në këtë mënyrë!? Partitë politike, të gjitha, përveç VV-së, janë për një Qeveri pa shkuar në zgjedhje. Juridikisht nuk ka mundësi, sepse në normat kushtetuese qëndron shpërndarja e Kuvendit dhe shkuarja në zgjedhje të reja. Në anën tjetër, kemi subjektet që janë për Qeveri pa zgjedhje. Rruga më e mirë kishte me qenë marrëveshja midis të gjitha palëve në këtë gjendje të rëndë që e ka vendi. Kjo për faktin se nuk mundet vendi në kohë të pandemisë për të shkuar në zgjedhje kur jeta e qytetarëve është në rrezik. Këtë e provon gjendja aktuale që është në vend”, thotë Muhamet Kelmendi për “Kosova Sot Online”.

E derisa zgjedhja, formimi i Qeverisë së re po bëhet pa marrëveshje të të gjitha partive politike, sipas Kelmendit, çështja mundë të ngatërrohet akoma më shumë, duke shkuar në Gjykatën Kushtetuese, për çka është e vendosur të bënë LVV-ja.

“Ndaj, zgjedhja e një Qeverie të re, pa VV-në, do të shkohet domosdo në Gjykatën Kushtetuese për tu vendosur dhe tani aty është çështja se si do të vendoset? Në gjendje normale do të duhej të anulohej vendimi i Kuvendit dhe do ta detyronte vendin për të shkuar në zgjedhje duke e shpërndarë parlamentin. Por në gjendjen aktuale ka disa vështirësi: Se pari, është norma juridike kushtetuese dhe së dyti, gjendja e pandemisë. Këto të dy anë janë të kundërta. Ndaj edhe është vështirë të përcaktohet përfundimi i mundshëm. E mira kishte me qenë që me marrëveshjen e të gjitha subjekteve parlamentare të përcaktohet një Qeveri e përkohshme deri në kalimin e pandemisë. Po them së këtu janë dy rrugë të mundshme: 1. Vazhdimi i kësaj qeveri me plotësime të mundshme nga subjektet tjera politike dhe 2. Caktimi nga Kuvendi i një Qeverie tjetër të përkohshme deri në kalim të pandemisë. Nuk mendoj se duhet shkuar në rrugën e konfliktit dhe të mosmarrëveshjes. Nuk është koha e gjendjes së tillë. Nuk është koha për manifestime në rrugë dhe as e zgjidhjes së situatës me gjykatë. Është koha e marrëveshjes”, thotë Muhamet Kelmendi për “Kosova Sot Online”. Sipas tij rruga dhe manifestimet nëpër rrugë kundër dhe në kërkim të së drejtës krijon çrregullime dhe e rrezikon shumë masën nga pandemia që është dhe njëkohësisht e vështirëson edhe interpretimin e drejtë në Gjykatën Kushtetuese. “Ndërsa, Gjykata Kushtetuese, e ka shumë vështirë në gjendjen e tillë që të vendosi. Kjo edhe për faktin se gjendja është e rëndë dhe ka përgjegjësi për të thënë të shkohet në këto kushte në zgjedhje. Ndërsa, vazhdimi e punës së Qeverisë, pa Kuvend funksional, ku mbi 80 deputet nuk e dëgjojnë Qeverinë, nuk mundet ta detyron Kuvendin në një rrugë të tillë. Demokracia dhe parlamentarizmi nuk guxohet kurrë të kufizohen në bërthamën e të drejtave dhe të detyrave. Parlamenti duhet të funksionoj. Është detyrë imediate e demokracisë”, thotë Muhamet Kelmendi për “Kosova Sot Online”.

(Kosova Sot Online)