Sveçla: Dyshohet se Thaçi e ka futur Pacollin ilegalisht në Kosovë

  • 29 April 2020 - 18:36
Sveçla: Dyshohet se Thaçi e ka futur Pacollin ilegalisht në Kosovë

Ushtruesi i Detyrës së ministrit të Brendshëm, Xhelal Sfeçla ka mbajtur një konferencë për media ku ka folur lidhur me zhvillimet e fundit si dhe mundësinë që presidenti Hashim Thaçi së fundi ka udhëtuar për në Shqipëri, pa e bërë të ditur këtë lëvizje.

Sfeçla tha se nëse presidenti ka udhëtuar në Shqipëri për t’u takuar me deputetin Behgjet Pacolli atëherë është veprim që thyen vendimet e marra nga ministria e Shëndetësisë, respektivisht Qeveria e Kosovës.

“Dyshimi që ka lindur me lëvizjet te z.Pacolli pra nëse aktualisht personi në fjalë gjendet në Kosovë ka përligjur skenarët që po qarkullojnë kudo. Për ne nuk janë shqetësim skenarët, por më shumë fakti se nëse del i vërtetë objekti i tyre vihet në dyshim fuqia e ligjeve të Kosovës si dhe vendimeve të qeverisë në kuadër të luftimit të pandemisë. Mbrëmë vonë jam informuar nga ana e policisë kufitare që presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka kaluar kufirin shtetëror pak para orës 18:00 në drejtim të Shqipërisë. I njëjti është kthyer në Kosovë, pak pas orës 19:00, kur eskorta e presidentit është ndaluar është konstatuar se në veturën e dytë ndodhet presidenti . Po ashtu është vërejtur që presidenti ishte ulur në ulësen e parë përkundër  rregullave të sigurisë për personat VIP.Policia për shkak të xhamave të zi, nuk ka mund të dallojë nëse ka persona të tjerë prapa. Vetuar e presidentit ishte e përcjellur nga një veturë tjetër në të cilën ishte vetëm një person. Çdo vizitë e presidentit jashtë kufijve qoftë zyrtare apo private duhet të komunikohet tek protokolli shtetërore i MPJ-së.Është konfirmuar që protokolli përkundër dispozitave nuk është njoftuar lidhur me vizitën e presidentit në Shqipëri”, tha Sfeçla.

(Kosova Sot Online)