Kryetari Haziri: Asnjë rast i ri pozitiv me koronavirus, 23 të shëruar në komunën e Gjilanit

  • 30 April 2020 - 00:12
Kryetari Haziri: Asnjë rast i ri pozitiv me koronavirus, 23 të shëruar në komunën e Gjilanit

Kryetari i Komunës së Gjilanit Lutfi Haziri, ka njoftuar se sonte nuk është shënuar asnjë rast i ri me koronavirus në këtë komunë.

Haziri tha se 23 persona janë shëruar plotësisht.

“#Dita48 me lajme të mira. Nuk e kemi asnjë rast pozitiv me #Covid19 në Gjilan, derisa i kemi 23 persona të shëruar plotësisht”, ka shkruar ai në Facebook.

“Komiteti për menaxhimin e emergjencave po vazhdon me zbatimin e masave në formë strikte kundër përhapjes së virusit të panjohur”, ka thënë Haziri.

“Apeloj sërish që të vazhdoni të vetëpërmbaheni, të qëndroni në shtëpitë tuaja dhe të dilni vetëm kur e keni të domosdoshme per furnizime, por me masa mbrojtëse. #rriNshpi”, ka shkruar ai.

(Kosova Sot Online)