Akuzon analisti: Presidenti Thaçi e bekon Koalicionin LDK-AAK me shkelje kushtetuese për pazare territoresh me Serbinë

  • 30 April 2020 - 06:55
Akuzon analisti: Presidenti Thaçi e bekon Koalicionin LDK-AAK me shkelje kushtetuese për pazare territoresh me Serbinë

“Lutfi Haziri e pranoi që Albin Kurti është rrëzuar vetëm pse Serbisë duhet t'i japim diçka, gjë që ai nuk ka pranuar edhe pse i është premtuar që do të qeverisë me mandat të plotë nëse Serbisë i jep diçka. Shkarkimi i Agim Veliut ishte vetëm pretekst i LDK-së. Kështu që LDK nuk e ka problem të nënshkruaj marrëveshje të keqe që i jep territor të Serbisë, bashkë me AAK, Nismën, AKR dhe PSD-në. Të njëjtit i dhanë edhe Malit të Zi 8200 hektar tokë, dhe në vitin 2007 Maqedonisë 2500 hektarë”, thotë Faik Krasniqi për “Kosova Sot Online”.

Image
Faik Krasniqi

Jo vetëm ekspertët e së drejtës, por edhe analistët politik po vazhdojnë ta ngritin zërin kundër marrëveshjes politike të arritur në mes të Presidentit Thaçi dhe bllokut të partive politike në Kuvendin e Kosovës, përveç Vetëvendosjes, që pas mocionit kundër Qeverisë Kurti, të përjashtohen zgjedhjet e reja dhe të formohet qeveri e re nga ai subjekt politik që arrin ta siguron shumicën e mjaftueshme, e që në këtë rast i është dhënë mandati LDK-së.

Lidhur me këtë veprim, kundër të cilit LVV ka paralajmëruar edhe dërgim të rastit në Gjykatën Kushtetuese, për “Kosova Sot Online” ka folur analisti politik Faik Krasniqi, sipas të cilit, një përgjegjësi serioze e bartin edhe ndërkombëtarët të cilët vazhdimisht janë njoftuar nga Hashim Thaçi për qëllimin e tij, por nuk kanë reaguar sa duhet për ta parandaluar një presedan të tillë, për ta detyruar Presidentin dhe partitë politike që janë rreshtuar kundër VV-së për ta respektuar Kushtetutën, për ti shpallë zgjedhjet e reja dhe matur me votë se kush e meriton ta qeverisë vendin.

“Presidenti Thaçi me vetëdije të plotë është duke bërë shkelje të Kushtetutës, me që Gjykata Kushtetuese është në dorën e tij dhe në fund edhe pas ankesës së LVV për vjedhje të mandatit, prapë se prapë do t'i jap të drejtë atij. Me këtë veprim të vjedhjes së mandatit LVV që është fituese e zgjedhjeve, po zhvlerësohet edhe rëndësia e zgjedhjeve. Çfarë rëndësie do të kenë zgjedhjet dhe fituesi i zgjedhjeve. Po shkelet Kushtetuta dhe Demokracia. Po shkelet vullneti i sovranit”, thotë Faik Krasniqi për “Kosova Sot Online”. Sipas tij, bashkëfajtor për këtë skandal që po ndodhë në shtetin e ri të Kosovës gjithsesi janë edhe ndërkombëtarët, sepse ato po shohin nga fillimi se çfarë është duke ndodhur, se si shkelet ligji e Kushtetuta, që në vendin e tyre nuk lejohen veprime të tilla, mirëpo nuk po reagojnë dhe nuk po i denoncojnë këto veprime të Thaçit dhe të partive politike që janë rreshtuara rreth tij.

“Në vendet prej nga vijnë ndërkombëtarët vota e sovranit është e shenjtë. Atje ka shtet, ligj dhe nuk deformohet vullneti i sovranit. Të njëjtit mbështesin shkelësit e Kushtetutës dhe demokracisë. Hipokrizi e madhe. Kam thënë dhe po e përsëris prapë. Për këtë gjendje në të cilën është Kosova, për këtë klasë të pistë politike që kemi, një pjesë të mirë të fajit e kanë edhe ndërkombëtarët, sepse në vazhdimësi i kanë mbështetur në djallëzitë e tyre. As dy muaj nuk munden ta durojnë një qeveri që do t'i luftonte hajnat dhe kriminelët e politikës. Kjo është fytyra e vërtetë e tyre në Kosovë”, thotë Faik Krasniqi për “Kosova Sot Online”.

E sipas Krasniqit, me këtë heshtje të faktorit ndërkombëtar po shihet ashiqare që ata po e lejojnë shkeljen e Kushtetutës, vetëm për ti dhënë shans krijimit të një Qeverie të re për ti përmbyllur disa çështje të hapura, ndër të cilat është edhe vazhdimi i dialogut me Serbinë dhe firmosja e marrëveshjes. “Qeveria e re në tentativë do të krijohet për të kryer marrëveshjen sa më të shpejtë me Serbinë. Marrëveshje që nuk besoj se do të jetë në favorin tonë. Lutfi Haziri në njëintervisë  tha: “Kosova do të jep diçka. Kosova duhet të ofroj diçka për të përballuar këtë proces. Ne nuk mundë të themi që po shkojmë atje dhe do të kapitalizojmë 100% kërkesat tona. Kurse Kujtim Shala ditë më parë gënjeu gjithë opinionin që as nuk do të marrim dhe as nuk do të japim. "Akademik" dhe gënjeshtar”, thotë Faik Krasniqi për “Kosova Sot Online”. Sipas Krasniqit, tani para qytetarëve të Kosovës po del një strukturë qeveritare e cila është e gatshme për të marr vendime të dëmshme, sikur që ka ndodhur edhe me demarkacionin, sepse në pushtet po rikthehen të njëjtët parti politike që i dhuruan tokë malit të Zi dhe janë të gatshëm ta bëjnë edhe me Serbinë.

“Lutfi Haziri e pranoi që Albin Kurti është rrëzuar vetëm pse Serbisë duhet t'i japim diçka, gjë që ai nuk ka pranuar edhe pse i është premtuar që do të qeverisë me mandat të plotë nëse Serbisë i jep diçka. Shkarkimi i Agim Veliut ishte vetëm pretekst i LDK-së. Kështu që LDK nuk e ka problem të nënshkruaj marrëveshje të keqe që i jep territor Serbisë, bashkë me AAK, Nismën, AKR dhe PSD-në. Të njëjtit i dhanë edhe Malit të Zi 8200 hektar tokë, dhe në vitin 2007 Maqedonisë 2500 hektarë”, thotë Faik Krasniqi për “Kosova Sot Online”.

(Kosova Sot Online)