Borell e përsërit frazën e vjetër për dialogun Kosovë- Serbi

  • 30 April 2020 - 13:11
Borell e përsërit frazën e vjetër për dialogun Kosovë- Serbi

Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian, Josep Borell, ka thënë se dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë duhet të rinisë së shpejti.

Sipas tij situata aktuale e ‘status-quos’ nuk është e qëndrueshme dhe se nuk ka alternativë tjetër përveç rinisjes së shpejtë të dialogut për normalizim të raporteve mes Prishtinës dhe Beogradit.

“Statsus-quo aktuale nuk është e qëndrueshme. Nuk ka alternativë tjetër, përveç rinisjes s eshpejtë të dialiogut për normalizim të raporteve mes Prishtinës deh Beogradit”, ka thënë shefi i diplomacisë së BE’së në një përgjigje të shkruar për një pyetje nga Parlamenti Evropian.

Ai tutje ka thënë se Serbia dhe Kosova duhet të krijojnë një ambient për rinisje të Dialogut që do të shërbejë për përfitimin e dy palëve.

“Serbia dhe Kosova duhet ët krijojnë një ambient që është i favorshëm për rinisjen e dialogut, për përfitimin e dy palëve”, ka thënë Borell tutje.

Borell ka shtuar tutje se është duke shikuar përpara drejt një rinisje të shpejtë të dialogut që do të ndihmojë në arritjen e një marrëveshje gjithpërfshirëse për normalizimin e raporteve.

Në përgjigjen e tij Borell ka thënë se në fillim të vitit kishte treguar gatishmërinë e tij si ndërmjetësues të dialogut me vizitat që kishte bërë në fillim të janarit në Prishtinë dhe Beograd e ku kishte takuar të gjithë përfaqësuesit politik. Ai gjithashtu ka thënë se vendimi i Qeverisë së Kosovës për heqje të taksës është mirëpritur dhe ka krijuar një efekt pozitiv dhe qarkullim të lirë të mallrave në kohën e pandemisë.

(Kosova Sot Online)