Vetëvendosje tenton ta pengojë formimin e Qeverisë së re, e çon dekretin e Thaçit në Gjykatë Kushtetuese

  • 30 April 2020 - 18:35
 Vetëvendosje tenton ta pengojë formimin e Qeverisë së re, e çon dekretin e Thaçit në Gjykatë Kushtetuese

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi, bashkë me Arbërie Nagavcin, kanë dorëzuar në Gjykatën Kushtetuese kërkesën për velrësimin e kushtetushmërisë së dekretit me të cilin presidenti Thaçi ia ka propozuar Kuvendit të Kosovës, Avdullah Hotin, për kryeministër.

 “Sapo dorëzuam në Gjykatën Kushtetuese kërkesën për vlerësimin e Kushtetushmërisë të dekretit të presidnetit që e bëri publik para pak kohe”, ka thënë Selimi.

Sipas tij një dekret i tillë i presidentit është shkelje Kushtetutese.

“Me këtë dekret presidenti ka vazhduar ta shkelë Kushtetutën dhe si të tillë e kemi dërguar në Gjykatën Kushtetuese”, ka shtuar ai.

Selimi ka thënë se Thaçi me qëllim ka publikuar një dekret të tillë të enjtën, meqë nesër është festë dhe administrate e Kushtetueses nuk punon.

“Presidenti është kujdesur që qoftë Gjykatën Kushtetuese qoftë administratën ta zëjë të pushuar si pasojë e festës zyrtare dhe vikendit”, ka potencuar Selimi.

Nagavci ka treguar se gjithashtu kanë kërkuar nga Gjykata Kushtetuese për vendosjen e masës së përkoshme./

(Kosova Sot Online)