Cilat veprimtari do të nisin punën nga 4 maji e cilat nga data 18, lexoni masat e reja të prezantuara nga ministrat e Kurtit

  • 30 April 2020 - 18:44
 Cilat veprimtari do të nisin punën nga 4 maji e cilat nga data 18, lexoni masat e reja të prezantuara nga ministrat e Kurtit

Ministria e Shëndetësisë njofton për nisjen e hapjes graduale të veprimtarive në vend, që ishin bllokuar për shkak të virusit Covid 19. Kufizimet do të pësojnë ndryshime. Më poshtë gjeni të gjitha veprimtaritë që do të nisin hapjen, në faza të ndryshme.

Ministria e Shëndetësisë ka paraparë tri faza për hapjen graduale të veprimtarive, që nisin prej datës 4 maj.

Fillimisht MSH planifikon ta dyfishoj minutazhen e qytetarëve për levizje brenda ditës. NGa 90 minuta, secili do të ketë të drejtë të dalë edhe për 90 minuta shtesë gjatë ditës. Procedura është e njëjtë si deri tani dhe orari i lëvizjëvs përcaktohet në bazë të numrit të parafundit të numrit personal të letërnjoftimit.

Në të njëjtën datë, do të nisin punën ndërtimtaria dhe patundëshmëria.

Pjesërisht do të nisin punën tregtia e automjetëve dhe tregtia me pakicë.

Në fazën e parë parashihet se mund të fillojnë punën ata që bëjnë riparime të artikujve personalë dhe orendive.

Po ashtu nisin punën edhe zyrat e konsulencës, por me staf esencial.

Në fazën e dytë, që nis më 18 maj, parashihet qarkullimi i qytetarëve në bazë të situates epidemiologjike.

Po ashtu planifikohet hapja e tërësishme e tregut me pakicë dhe tregut të gjelbër.  

Dentistët dhe fizioterapeutët, flokëtarët dhe sallonet e ondulimit pritet të nisin punën nga 18 maji.

Kafiteritë dhe restorantët në fazën e dytë do të hapen vetëm për shërbimin “merr me vete”.

 Qendrat e thirrjeve do të mund të nisin punën në fazën e dytë, por vetëm me staf esencial.

Nga 18 maji planifikohen të hapen muzetë dhe galeritë.

Do të hapet transporti hekurudhor, ndërsa transporti urban dhe ndërurban, vetëm me leje të veçanta.

Në fazën e tretë, që planifikohet të nis më 1 qershor, parashihet qarkullimi i qytetarëve në bazë të situatës epidemiologjike, transporti urban dhe ndërurban, taksitë dhe gastronomia në përgjithësi.

Nuk planifikohet hapja e shkollave, por në fazën e tretë planifikohet të mbahen provimet në arsimin e lartë, testet e maturës dhe arritshmërisë.

Nga 1 qershori mendohet edhe hapja e kinemave dhe e teatrove si dhe hapja e pjesshme e aktiviteteve sportive.

(Kosova Sot Online)