Rukiqi: Ftoj kompanitë dhe punëtoret të kthehen me energji të reja

  • 30 April 2020 - 19:15
Rukiqi: Ftoj kompanitë dhe punëtoret të kthehen me energji të reja

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi, përmes një postimi në Facebook, ka bërë të ditur se ekonomia e vendit po shkon drejt hapjes graduale, pasi pothuajse gjithçka ishte pasivizuar si pasojë e pandemisë COVID-19.

Rukiqi theksoi se deri në javën e parë të qershorit, ekonomia do të hapet ndërsa tha se suksesi varet se sa do të respektohen masat e caktuara nga institucionet përkatëse shëndetësore.

“Prej 4 maj deri në javën e parë të qershorit, ekonomia do të hapet në 3 faza. Fillon me pjesën dërrmuese të tregtisë me pakicë, ndërtimtarinë dhe përfundon në fazën e tretë, nga data 2 qershor me gastronominë. Është një plan optimal, por me kushte. Çdo dështim në respektimin e masave mbrojtëse dhe distancës sociale, na kthen mbrapa dhe na vonon ditën 0 të startimit të rimëkëmbjes ekonomike”, shkruan Rukiqi.

“Vendi ka nevoje per optimizem dhe energji pozitive. Padyshim, hapja e ekonomise eshte lajm i mire. Ftoj kompanite dhe punetoret te kthehen me energji te reja, qe ta shpejtojme rimekembjen dhe bashkarisht te kthehemi ne normalitet”, është shprehur ai.

(Kosova Sot Online)