Mitrovica e Jugut shënon rastin e parë me koronavirus

  • 30 April 2020 - 23:18
 Mitrovica e Jugut shënon rastin e parë me koronavirus

Mitrovica e Jugut e ka regjistruar rastin e parë pozitiv me Covid-19.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike njofton se sonte janë shënuar gjithsejt shtatë raste të reja në nivel vendi.

IKSHPK po ashtu bën të ditur se janë shëruar 22 pacientë me koronavirus.

“Me SARS-CoV-2, janë diagnostikuar gjithsej shtatë (7) raste. Rastet pozitive janë raste kontakti nga: Komuna e Prizrenit: 5 raste (sipas vendbanimit: 5 raste Prizren) dhe nga 1 rast vendbanimet: Ramjan-Viti dhe Mitrovicë e Jugut”, ka bërë të ditur instituti.

(Kosova Sot Online)