Shtatë të shëruar në Kamenicë, Kastrati bën thirrje për durim

  • 30 April 2020 - 23:24
Shtatë të shëruar në Kamenicë, Kastrati bën thirrje për durim

Kryetari i Komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati ka njoftuar se në Kamenicë janë shëruar edhe 7 persona të cilët ishin të infektuar me koronavirus.

Kështu numri total i të shëruarve arriti në 12.

Kastrati bëri thirrje që të durojmë edhe pak, e pastaj i kthehemi normalitetit.

Postimi i plotë:

Lajm fantastik

Sot edhe shtatë të shëruar plotësisht në komunën tonë. Numri i të shëruarve ka arritë në 12, ndërkaq që vazhdoni respektoni të gjitha udhëzimet dhe më e rëndësishmja #rriniNshpi

Edhe pak duroni, e pastaj i kthehemi normalitetit.

(Kosova Sot Online)