Politologu Haziri zbulon skenarin: Ja si po përgatiten pretendentët e koalicionit LAN për kompromisin e madh me Serbinë

  • 01 May 2020 - 06:55
Politologu Haziri zbulon skenarin: Ja si po përgatiten pretendentët e  koalicionit LAN për kompromisin e madh me Serbinë

“Serbia është në pozitë superiore falë inferioritetit politik të liderëve tonë, fale paaftësisë e mungesës së autoritetit moral, pozita serbe përpos që ka shkëlqyer ajo ka fituar edhe përkrahje masive në rrafsh ndërkombëtarë. Kjo epërsi reflekton paaftësinë e politikës sonë, paaftësi e cila u thye në këtë kohë por mjerisht u rrëzua ditën e 25 marsit nga politikane regresiv. Kjo qeveri që po pretendon të ndërtohet, në formë është për Kosovën, ndërsa në përmbajtje jo për atë, ajo do konkretizohet për t’i materializur disa procese, që për vendin tonë do të jenë tejet të dëmshme”, thotë politologu Haziri për “Kosova Sot Online”.

Image
Arsim Haziri

Edhe pse krijimi i koalicionit të ri LDK-AAK- NISMA, akoma nuk është zyrtarizuar dhe nuk është dekretuar nga Presidenti Thaçi, analistët politik, bazuar në deklarimet e zyrtarëve të partive politike pretendente për ta bërë Qeverinë e re pas rrëzimit të Qeverisë Kurti, vlerësojnë se ky koalicion i LDK-së me disa ish mbetje të PAN-it do të prodhon një qeveri për një konsum të përkohshëm, vetëm deri në arritjen e kompromisit të dhimbshëm me Serbinë, të cilin tani flet hapur edhe nënkryetari i LDK-së Lutfi Haziri, kryetar i komunës së Gjilanit

Haziri ka thënë në një debat televiziv se Kosova nuk mundë të këmbëngul tërësisht në kërkesat e veta por duhet të bëjë kompromis me Serbinë, se në fund të finales së dialogut duhet të jep diçka . “Kosova do të jep diçka. Kosova duhet të ofrojë diçka për të përballuar këtë proces. Ne nuk mund të themi se po shkojmë atje dhe do të kapitalizojmë 100 për qind kërkesat tona. Pres që Serbia të jep miratimin për anëtarësimin e Kosovës në OKB”, citohet të ketë thënë nënkryetari I LDK-së Lutfi Haziri. Lidhur me këtë paralajmërim që është bukur serioz, dhe krijon shqetësim të opinioni publik, për “Kosova Sot Online” ka folur politologu Arsim Haziri, sipas te cilit, këto deklarime të hershme duhet të merren seriozisht dhe të kundërshtohen, sepse bëhet fjalë për marrëveshjen finale që po përgatitet me Serbinë e do të ishte tepër e dëmshme nëse arrihet mbi këto parime të kompromiseve që po përfliten. Madje sipas Arsim hairit, ka qenë pikërisht kundërshtimi nga ana e Kryeministrit në detyrë Albin Kurtit të këtij lloj versioni të marrëveshjes me Serbinë, për të cilin është folur hapur dhe kanë qarkulluar informata të besueshme, për të cilin shkak është iniciuar mocioni për rrëzimin e Qeverisë së LVV-së.

“Nënshkrimi i disa proceseve që po aludohen edhe haptazi se do të jenë në dëm të Kosovës, ka qenë edhe faktori më relevant për rrëzimin e qeverisjes progresive e cila edhe arriti të bërë ndarje të thellë më gjitha pushtetet e pasluftës. Qeveria e radhës që asgjë progresive s’do të ketë të ofron, mbi të gjitha do përpiqet besueshëm për të qenë në favor të aktorëve të mëdhenj, kjo sikur është potencuar edhe nga bartës të lartë të LDK-së, partisë që po shpërfillë gjithçka normative pothuaj për të qenë në ballë të këtyre procese, për të cilat historia do ta ndëshkon. Serbia aktualisht përbrenda edhe të diskursit politik ashtu edhe normativit kushtetues konsideron Kosovën pjesë të pandashme të saj, dhe karshi këtyre fakteve, ajo akoma pretendon të shtyjë e arrijë procese në favor të shtetësisë saj”, thotë politologu Arsim Haziri për “Kosova Sot Online”.

Sipas Hazirit, është tepër e pa falshme për ata lider politik që po i bashkohen një agjende të tillë që paraprakisht është e përgatitur dhe e strukturuar për zhvillimin e ngjarjeve në dëm të shtetit të Kosovës, për çka, ata që bëhen pjesë e këtij procesi, di i gjykon e ndëshkon historia”“Kjo hapësirë e cila po iu mundësohet asaj konsideroj se është rezultat I politikës sonë të dobët e irracionale, politikës e cila për të qenë të pranueshëm ndërkombëtarisht pranojnë të shkelin kombëtarisht. Mjafton të dëgjojmë pakursyeshëm deklarimet njëpasnjëshme të Baton Haxhiut, edhe mjaftueshëm e kuptojmë esencën e politikës sonë, e cila esencë del të gjejë vend të konsiderueshëm edhe përbrenda diskursit tonë politik”, thotë Arsim Haziri për “Kosova Sot Online”.

E duke qenë kështu me sjellje paraprakisht nënshtruese, dhe të gatshëm për kompromise në dëm të Kosovës, hairi thotë se shteti serb është në epërsi diplomatike edhe në agjendat ndërkombëtare. “Serbia është në pozitë superiore falë inferioritetit politik të liderëve tonë, fale paaftësisë e mungesës së autoritetit moral, pozita serbe përpos që ka shkëlqyer ajo ka fituar edhe përkrahje masive në rrafsh ndërkombëtarë. Kjo epërsi reflekton paaftësinë e politikës sonë, paaftësi e cila u thye në këtë kohë por mjerisht u rrëzua ditën e 25 marsit nga politikane regresiv. Kjo qeveri që po pretendon të ndërtohet, në formë është për Kosovën, ndërsa në përmbajtje jo për atë, ajo do konkretizohet për t’i materializur disa procese, që për vendin tonë do të jenë tejet të dëmshme. Serbia për të qenë shtet normal dhe i përshtatshëm për komunikim ndërsubjektiv, është dashur për t’iu nënshtruar një masë të madhe filtrash, vetëm në këtë mënyrë do të ishte e denjët për të negociuar me Kosovën. Tashmë përderisa Kosova nuk e ka mbrojtur pozicionin e saj, tjetri (Serbia) ka avancuar e përfituar në masë, kurse këta që pretendojnë ta bëjnë Qeverinë do të nënshtrohen para kushteve të Serbisë”, thotë Arsim Haziri për “Kosova Sot Online”.

(Kosova Sot Online)